Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ilir Yzeiri
Refuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos çelin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, po kthehet në një përplasje gati personale mes presidentit të Francës dhe këtyre dy vendeve.
Këmbëngulja e tij sa vjen e po bëhet qesharake dhe kundërvënia e tij kundër të gjithëve me idetë për të riparë problemet që ka Bashkimi Europian nga brenda e pastaj të vendosim për zgjerimin, po paraqitin më shumë frustrimin e zotit Makron përballë një vendimi që, në një pikëpamje, është thjesht një akti virtual, krejtësisht formal dhe nuk ndryshon asnjë gjë, qoftë për Europën, qoftë për Francën e aq më pak Për Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.
Banorët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin nëpër Europë si qytetarë të lirë të saj, dhe atyre që do t?u mbushet mendja do të rrijnë të gjejnë ndonjë mundësi për të punuar në ndonjë vend të Europës ose do të ndalojnë më shumë në Francë për t?u hedhur pastaj në Angli. Ky frustrim i Makronit nuk e ndryshon pozicionin gjeografik të Shqipërisë apo të Maqedonisë së Veriut dhe as historinë e tyre.
Refuzimi i zotit Makron, gjithnjë e më shumë, po merr formën e një përjashtimi dhe po shfaq dallimin e thellë që ekziston në nënvetëdijen e një pjese të elitave europiane për vendet e Ballkanit apo ato të Lindjes si pjesa e një areali që nuk mund të përafrohet me klubin Perëndimor të Europës klasike dhe të krishterë që u ndërtua në fillim jo për të përfaqësuar gjithë kontinentin, por për të bërë bashkë interesat e pak vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore që shërbenin dhe shërbejnë ende si qendra tërheqëse për gjithë kontinentin dhe me gjerë.
Një filozof i kohëve tona, duke folur për qasjet e disa vendeve europiane ndaj problemeve që shfaqen në Ballkan apo më gjerë, thotë se, në disa raste, diplomacitë e këtyre vendeve, kur duan të marrin vendime të mëdha, i fusin duart në sirtarin me dosjet e shkeullit XIX.
Kur SHBA-të dhe Bashkimi Europian dënuan njëzëri pastrimin etnik në Kosovë dhe kur të gjitha, pa asnjë përjashtim, edhe me Francën në ballë votuan për bombardimin e Serbisë, pati një entuziazëm të lehtë dhe të gjithë menduan se dosjet e shekullit XIX do të rrinin të kyçura dhe Europa po projektohej drejt së ardhmes dhe se koha e dhunës dhe e luftërave do të duhej të merrte fund. Mirëpo, 11 shtatori i prishi të gjitha ekulibrat.
Pas asaj ngjarjeje asgjë nuk është si më parë. Kujtoni maskrat në Ruandë ku kriminelët hutu edhe me ndihmën e armëve shqiptare të shitura nga qeveria e Sali Berishës, siç kujtonte me të drejtë një kolegu ynë këto ditë (Ramadan Gjana ?Genocidi në Ruandë, tregtarët shqiptarë të armëve dhe roli i errët i Berishës, Tema 16 tetor 2019), masakruan mbi 1 million tutsi edhe me ndihmën dhe heshtjne franceze.
Në vendin e zotit Makron kjo dosje përvëluese i përplaset në fytyrë atij dhe shtetit francez vazhdimisht. Lufta në Irak, revolucionet në vendet arabe, kriza e tmerrshme në Siri, kjo që po ndodh tani në fund me Erdoganin në veri të Sirisë, dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian, djegia e Parisit të zotit Makron për gjashtë muaj resht nga jelekverdhët, krizat e njëpasnjëshme që kanë prekur vendet e eurozonës, të gjitha këto e jutifikojnë frustrimin dhe pafuqinë që shfaq zoti Makron për të marrë vendime që do të linin një gjurmë të lehtë në këto zhvillime.
Për fat të keq, nuk është kështu. E vetmja gjurmë që po mundohet të lërë zoti Makron është këmbëngulja për të mos pranuar që dy vende modeste të pajisen me letra që të bëhen pjesë e një klubi shtetesh që e patën themeluar dikur të tjerë europianë të mëdhenj. Protagonizmi që po tregon zoti Makron me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është si një heroizëm pa ide që nuk ndryshon asgjë. Ai ka vetëm një efekt. Në imazh.
Zoti Makron, me këtë këmbëngulje të tij duket sikur është i interesuar që gjithë ata që po e ndjekin këtë spektakël të kujtohen për biografinë e këtyre vendeve. Kjo ka bërë që të shpërthejnë të gjitha retorikat nacional romantike, të nxiten populistët dhe nacionalistët e të gjitha rrymave për të projektuar hartën e një rajoni siç është Ballkani me të gjitha anët negative që ka një organizim shoqëror.
Gjtihë kjo që po ndodh, në fakt, po merr pamjen e një spektakli me pjesëmarrës që konkurojnë në një talent show.
Zoti Makron shfytëzon fuqinë e kartonit për të mos kaluar në turin tjetër dy konkurentë jo pse ata nuk e meritojnë, por sepse juria ka probleme vetë dhe se kampionati do të shtyhet. Paradoksi është kaq i madh sa në qoftë që ti e vëren me vëmendje të bën edhe për të qeshur. Pse ?
Ne kemi vendosur që të dorëzojmë disa nga pavarësitë tona, pra kemi hequr dorë nga disa elemente të sovranitetit për t?u bërë pjesë e një grupi më të madh shtetesh që nesër do të marrin vendim edhe për ne duke na kufizuar shumë nga liritë tona, por edhe duke na mundësuar që të përfitojmë nga përvoja dhe nga një bashkim që në punë të buxhetit do të na mundësojë të përfitojmë projekte.
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës ...
Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja d...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapj...
Nga Dorjana BezatKëtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe ng...
Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nd...
Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t’u hape rruge investimeve ...
Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me plan...
Kur u bë? Ku është dokumenti i Schengenit Ballkanik? Çfarë p...
Nga Mitro Çela Me Ezmerkën. Xhiro. Bregut të detit. Fshati t...
Nga Sazan Guri* Ato të zeza që thotë z. Rama për Europën jan...
Pas rrotës, shpikjen e dytë më të madhe të njerëzimit e ka b...
Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit P...
Nga Arian Galdini– Çfarë ndodhi në Kosovë?Shumë shkurt e pap...
Nga Ilir YzeiriFitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka nxitur re...
Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje d...
Nga Ismail SPAHIU – Kosova zhvilloi ditën e djeshme zgjedhj...
Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...