Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ismail SPAHIU
– Kosova zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme që erdhën pas dorëheqjes që bëri ish kryeministri Ramush Haradinaj. Një proces i cili tregoi nivel tw lartë demokracie, duke nisur që nga zhvillimi i fushatës prej partive politike, por edhe procesi i votimit e i numërimit tw votave treguan se sistemi zgjedhor në Kosovë funksionon më së miri, gjë e cila i mungon Shqipërisë.
Akoma më interesant ishte fakti që KQZ-së së Kosovës iu deshën vetëm 5 orë për të nxjerrë rezultatet paraprake ku ishin numëruar shumica e kutive të cilat shpallën fituese Lëvizjen Vetëvendosje të drejtuar nga Albin Kurti, i cili pritet të jetë Kryeministri i ri i Kosovës.
Shpallja e rezultateve paraprake afër mesnatës bëri që njëri pas tjetrit të dilnin në konferenca drejtuesit e partive më të mëdha politike të cilët ishin dhe kandidatë për postin e kryeministrit në Kosovë dhe të pranonin rezultatin.
Aktivistë të Vetëvendosjes, simpatizantë dhe përkrahës të kësaj Lëvizje si dhe vetë drejtuesi i saj Albin Kurti vërshuan në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë për të festuar fitoren.
I gjithë ky proces ndodhi brenda ditës së dielë, ku u votua, u numërua, u shpallën dhe u pranuan rezultatet gjë të cilën shqiptarët këndej kufirit as nuk e imagjinojnë dot dhe jo më ta bëjnë. Mirëpo ja që shembulli na erdhi nga shqiptarët përtej Drinit, duke na dhënë leksione se si zhvillohen zgjedhje, ndërsa në Shqipëri procesi i numërimi nis pas mesnate pasi numëruesit flenë, justifikohen se janë të lodhur, e zgjasin dhe e stërzgjasin për ditë e javë të tëra deri në shpalljen e rezultatit final.
Zgjedhjet në Kosovë ishin një leksion dhe një mesazh shkundës për organizatorët e zgjedhjeve në Shqipëri. Ishin model i një demokracie të pastër dhe nga një shtet i cili ka vetëm 12 vite që ka marrë pavarësinë e tij. Shqiptarët e Kosovës zgjodhën ndryshimin dhe këtë ndryshim ia ofroi Vetëvendosja dhe Albin Kurti, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë detyrohen të zgjedhin të keqen më të vogël, sepse historikisht opozita shqiptare këtë ka ofruar për shqiptarët.
Për Ramën, “Saliu ishte i keq” dhe kërkonte timoni, ndërsa për Bashën “Rama është i keq” dhe vazhdon e mban në pushtet duke u shitur për interesa të veta.
Albin Kurti politikani “rebel” i Kosovës, arriti të triumfonte sepse e ndoqi kauzën e tij dhe nuk e tradhëtoi atë. Bëri burg për atë kauzë. Kemi parë gaz lotsjellës në Parlament, kemi parë sesi e arrestuan pas protestës së 28 nëntorit të 2015-të, ndërkohë opozita shqiptare apo drejtuesi i saj Lulzim Basha, as që e kalon nëpër mend të bëjnë një gjë të tillë.
Kosova na mwsoi se pushteti dashka sakrifica.
“Po, unë do të bëhem kryeministri i Kosovës”, deklaronte Albin Kurti, mbrëmjen e 4 shkurtit në emisionin “A Show” të Adi Krastës, pas një takimi me studentë shqiptarë të cilët protestonin.
Atë mbrëmje kreu i Vetëvendosjes foli për një pranverë shqiptare gjatë 2019-tës.
?Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët, ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor, edhe hapësinor, edhe si Ballkan, në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian,? do të shprehej Albin Kurti. Por “pranvera shqiptare” erdhi vetëm për shqiptarët e Kosovës pasi ata të Shqipërisë duhet të vuajnë mospasjen e institucioneve, mospasjen e një opozite solide që ti ofrojë zgjidhje dhe jo të keqen më të vogël, mospasjen e një kryeopozitari “rebel” dhe mbi të gjitha mospasjen e një sistemi zgjedhor dhe një procesi normal zgjedhor. Deri kur ti kemi këto le të presim ashtu siç jemi mësuar të bëjmë gjithmonë.
Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgj...
IT’S THE SYSTEM, STUPID!Kosova zgjodhi dje qartësisht ndrysh...
Nga Ekrem Spahiu*– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me...
Deri tash presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. ...
Gramoz Ruçi u lexoi sot leksionin e rradhës Rektorëve të Uni...
Miq, se pari dua te uroj nga zemra qytetaret e Kosoves per r...
Askush nuk do e besonte se oret qe do te ndiqnin darken e 6 ...
* Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetvendosjes,...
Në Kosovë po votohet. Pritet që të dalë në skenën e qeverisj...
Kosova mbylli fushatën për zgjedhjet në parlamentin e ri të ...
Bashkimi Europian dha 42 milionë Euro për reformën në drejtë...
Të dielën Kosova do shkoj në kutitë e votimit për të zgjedhu...
Sot në orët e pasdites, “eskorta e Tatimeve” mësyu në zyrat ...
Nga Agron Shehaj * Për Mid’hat Fashërin folën dhe do të flas...
Presionit ndërkombëtar për tu bërë pjesë e miratimit të refo...
Nga Andi BushatiPresionit ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e ...
Pamja politike shqiptare është sot, më shumë se asnjëherë tj...
Nga Sali Berisha * Miq, pas votimit te Bundestagut Gjerman ,...
NGA ROLAND QAFOKU*Shkrimtari, poeti dhe nobelisti kilian Pab...
Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzionev...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...