VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Deri tash presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. Tash është momenti kur ai fillon të punojë vullnetarisht, jashtë orarit të punës, dhe çka është edhe më befasuese edhe pa pagesë. LDK duhet të dalë shpejt dhe qartë kundër çdo koalicioni tjetër, përveç me LVV. Këta të fundit duhet të sillen me modestinë e fituesit
Sovrani bërtiti. Ishte një zë i ndrydhur që e kishte mbajtur brenda vetes tash e sa vite. Në momentin që të dy partitë kryesore opozitare, LVV dhe LDK, vendosën që të mos bënin tregti me PDK?në, por t?i rrekeshin punës në mënyrë të sinqertë, që ta portretonin njëra-tjetrën partnerë të ardhshme, atëherë edhe sovrani e tha fjalën e tij në një referendum të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ua dha LVV-së dhe LDK-së minimalisht 61 mandate deputetësh, respektivisht 31 dhe 30. Sovrani ishte i kujdesshëm edhe në këtë drejtim. I donte të dyja këto parti njëlloj, por LVV-në pakëz më shumë. E dinte sovrani se Kurti kishte më shumë konsistencë, kishte mrizuar gjatë në opozitë, kishte bërë burg kohë pas kohe.
Me një fjalë kishte qenë në gulag për dy dekada. Prandaj, si shpërblim për sakrificën dy dekadash ia dha një mandat të deputetit më shumë se sa rivalit direkt në garë LDK?së, për të cilën sovrani i kishte dilemat e tij. Për partitë e tjera, në këtë fazë nuk kemi as çfarë të themi. Nëse themi që e morën atë që e merituan, ka mundësi që nuk po e themi gjënë e duhur.
Partia e tretë meritonte shumë më shumë se sa dënimin që e mori. Sido që të jetë, për këtë subjekt më e keqja ende nuk ka ardhur. Kur t?i shijojë PDK bankat e forta, të ftohta dhe të thata të opozitës, kur të fillojnë të largohen prej saj oligarkia, kur fillojnë financat të tëhollohen, ata do ta shohin se sa është e vështirë të fitohet vota me ide.
Por le të kthehemi tash te fituesit. Ata të cilët sovrani i mandatoi me një mandat plebishitar që ta udhëheqin vendin, duke mos ua pasur nevojën as një vote tjetër të askujt. Aq më pak të Listës Serbe. Ani pse minimalisht ngushtë LDK duhet ta dijë se zgjedhjet i ka fituar Albin Kurti. Pra, këto zgjedhje kanë fitues, e fituesi e ka një emër. Vendi i dytë duhet të sillet si vendi i dytë, kurse vendi i parë duhet të sillet me modestinë e një fituesi që respekton të tjerët, e posaçërisht ata me të cilët ai synon që ta qeverisë vendin, ndoshta jo vetëm në këtë mandat.
Për të mos e zgjatur këtë stërhollim të panevojshëm, duke i pasur në mendje rregullat e shkruara dhe të pashkruara të demokracisë dhe parlamentarizmit, ajo që dihet dhe që do të duhej të dihej dhe thuhej prej të gjithëve është se sovrani e ka zgjedhur kryeministër Albin Kurtin.
Lidhja Demokratike do të duhej të ishte subjekti i parë që do ta thoshte këtë gjë zëshëm dhe pa asnjë dyshim. Nuk ka këtu POR, nuk ka këtu NËSE. Akrobacionet e ndyra politike, të natyrës se një koalicion i LDK?së me këtë parti, a me atë parti, plus me minoritetet, i bëjnë kaq e aq numra jo që nuk ofrojnë zgjidhje, por e rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve, kurse shoqërinë tonë e çojnë në drejtim të rrezikshëm.
Është deklaratë e butë nëse thuhet se tentativat e tilla e destabilizojnë. Një tentativë e tillë, duke e joshur LDK-në me pozitën e pamerituar të kryeministrit janë ftesë për dhunë, për cenim të demokracisë. Këtu nuk e kam asnjë dyshim që Presidenti Thaçi do të mund të punonte për herë të parë vullnetarisht, jashtë orarit të punës dhe pa pagesë, për të eksperimentuar. Sigurisht që ka edhe brenda LDK?së të tillë, që siç thotë populli, e pinë duhanin tinëz, kurse Thaçi është i gatshëm të lëshojë muzikë të mirë për veshët e tyre.
Për të mos ardhur deri në këtë situatë, kur situatën politike do ta rrëmbente Presidenti Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta inkurajojë liderin e vet, fituesin e zgjedhjeve, që të vazhdojë të negociojë me LDK-në, respektivisht me Isa Mustafën si kryetar i këtij subjekti dhe Vjosa Osmanin mandatare për kryeministre, për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dyja palët.
Mundësia për të arritur një marrëveshje është enorme. Ka pozicione të mjaftueshme për t?u ndarë, duke e përfshirë këtu edhe atë të Hashim Thaçit. LVV dhe LDK duhet ta dinë një gjë, që çfarëdo marrëveshje që arrihet sot në mes tyre, do të jetë një marrëveshje që do të mund të zgjaste një dekadë, prandaj hidhërimet për gjëra banale, që sot do të mund të dukeshin të mëdha, janë të papranueshme.
Shqiptarët e Kosovës ia kanë dhënë opozitës 61 mandate. Këto mandate ua kanë dhënë për t?u liruar nga pushteti i gjatë 12 vjeçar i PDK?së. Kushdo që mendon ndryshe është duke e tradhtuar këtë mandat dhe këtë votë. Këtë duhet ta dijë edhe Lutfi Haziri, edhe Agim Veliu, por edhe pjesa lepekeiste dhe uçekeiste e LVV?së, që për hir të së vërtetës do të ishin më të gatshëm që të qeverisin me Thaçin se sa me pinjollët e Ibrahim Rugovës. Dhe të tillë persona destruktivë në LVV ke sa të duash./CNA.al
Gramoz Ruçi u lexoi sot leksionin e rradhës Rektorëve të Uni...
Miq, se pari dua te uroj nga zemra qytetaret e Kosoves per r...
Askush nuk do e besonte se oret qe do te ndiqnin darken e 6 ...
* Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetvendosjes,...
Në Kosovë po votohet. Pritet që të dalë në skenën e qeverisj...
Kosova mbylli fushatën për zgjedhjet në parlamentin e ri të ...
Bashkimi Europian dha 42 milionë Euro për reformën në drejtë...
Të dielën Kosova do shkoj në kutitë e votimit për të zgjedhu...
Sot në orët e pasdites, “eskorta e Tatimeve” mësyu në zyrat ...
Nga Agron Shehaj * Për Mid’hat Fashërin folën dhe do të flas...
Presionit ndërkombëtar për tu bërë pjesë e miratimit të refo...
Nga Andi BushatiPresionit ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e ...
Pamja politike shqiptare është sot, më shumë se asnjëherë tj...
Nga Sali Berisha * Miq, pas votimit te Bundestagut Gjerman ,...
NGA ROLAND QAFOKU*Shkrimtari, poeti dhe nobelisti kilian Pab...
Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzionev...
Lexoja letrat qe Mark Shllaku i dergonte bashkeshortes ne ca...
Nga Lutfi DervishiE diela sot nisi me vizitën në një dyqan c...
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar...
Prej 30 vjet ata kontrollojnë pushtetin, kanë ndarë pushtet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...