Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Majlinda e Parlamentit. Kemi probleme të rënda me integrimin e brendshëm, ndërkohë që pretendojmë integrimin e jashtëm. Jemi në gjendje të rëndë, madje shumë të rëndë. Përfaqësimi politik ka prekur fundin, Majlinda është një ligjbërëse dhe ligjvënëse sipas statusit që ka aktualisht, pra Deputete e Kuvendit të Shqipërisë e ardhur nga listat e Opozitës.
E kam parë disa herë fjalimin e saj se doja të kuptoja, nëse e ka shkruar vetë mirë dhe lexon keq, ja ka shkruar dikush tjetër, e ka përkthyer me google translate, nuk di as të shkruaj e as të lexojë, apo një përzierje e disa elementëve bashkë, por pastaj mendova se kjo në fakt në këtë rast nuk ka asnjë rëndësi.
Ky është nga ato raste që nuk duhet të merresh me shkakun parësor, pra me Majlindën, por me shkakun thelbësor që e solli Majlindën në tempullin më të lartë dhe të nderuar të demokracisë në një vend normal, sikurse është Parlamenti. Dhe menjëherë mendon cila është zgjidhja.
Paswordi është i thjeshtë: ZGJEDHJET Vendi ka nevojë për zgjedhje në mënyrë urgjente për të ndalur këtë turp kombëtar, këtë nëpërkëmbje të intelektit dhe dinjitetit për njerëz që kanë një formim normal. Është turpëruese edhe për mazhorancën që pretendon se ka një parlament funksional me të tillë individë. Por ndërkohë para se të kërkojmë zgjedhjet si mënyrë urgjente shpëtimi për të ndalur këtë turpësi kombëtare, duhet drejtuar gishti te ata që na e kanë servirur këtë peshqesh edhe pse pa vetëdije ose të pamenduar.
Përveç se një ndjese publike të domosdoshme dhe të detyrueshme për braktisjen e mandateve parlamentare dhe këtë peshqesh që i ka bërë nivelit të përfaqësimit dhe politikbërjes me këta persona që janë futur në lista në mënyrë të papërgjegjshme thjeshtë për të mbushur numrin dhe kuotat, Lulzim Basha duhet të shprehet hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe t’ja imponojë këtë edhe mazhorancës së Edi Ramës që në parlament të shkojnë persona që kanë kredite publike dhe që njërëzit dëshirojnë t’i kenë si përfaqësues.
Kompleksi se dikush mund të marrë vota edhe më shumë se vetë drejtuesit e partive apo ofiqarët e tyre që nuk mbledhin personalisht as votat e farefisit të vet duhet të marrë fund. Deformimi i përfaqësimit politik në Shqipëri është rast unik për demokracitë moderne, krah të cilave pretendojmë se jemi.
Asnjë shtet që ka zgjedhur demokracinë si sistem nuk ka arritur në këtë derexhe ku analfabetët funksionalë ose jo kanë në dorë ligjet e vendit. Atdheu është vërtet në rrezik, jo nga Franca, Danimarka apo Holanda që na refuzojnë për në BE, por është në rrezik nga korrupsioni politik dhe injoranca që kanë prodhuar fenomenin Majlinda.
Kjo është përgjegjësi kombëtare dhe përgjegjshmëri personale që duhet ndërmarrë me çdo kosto dhe çmim politik nga ata që aktualisht kanë në dorë vendimmarrjen. Është emergjencë kombëtare dhe nuk është për t’u zbavitur, por për të uluritur.
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të ...
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës ...
Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja d...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapj...
Nga Dorjana BezatKëtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe ng...
Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nd...
Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t’u hape rruge investimeve ...
Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me plan...
Kur u bë? Ku është dokumenti i Schengenit Ballkanik? Çfarë p...
Nga Mitro Çela Me Ezmerkën. Xhiro. Bregut të detit. Fshati t...
Nga Sazan Guri* Ato të zeza që thotë z. Rama për Europën jan...
Pas rrotës, shpikjen e dytë më të madhe të njerëzimit e ka b...
Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit P...
Nga Arian Galdini– Çfarë ndodhi në Kosovë?Shumë shkurt e pap...
Nga Ilir YzeiriFitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka nxitur re...
Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...