web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjalor rrugaçëror kundër gazetarëve/ Manastirliu ndëshkon burrin e zv.ministres, ja vendimi drastik

23 Tetor 2019, 07:19, Politikë CNA

Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres të Brendshme Rovena Voda ka shpërthyer me një fjalor banal kundër gazetarëve dhe portaleve online që kanë raportuar edhe më herët gjuhën e tij të papërshtatshme.

Aurel Voda, i cili njëkohësisht mban detyrën e drejtorit në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, një ditë më parë arriti kulmin ndërsa iu drejtua gazetarëve me një gjuhë rruge dhe fjalor tepër banal.

Por, ndërkohë mëngjesin e sotëm ka ardhur reagimi i ashpër i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Aurel Vodës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu e cilëson sit ë patolerueshëm reagimin e Vodës, ndërsa thekson se ai nuk mund të vijojë të paguhet nga taksat e shqiptarëve.

?I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s?i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë.?-shkruan Manastirliu./ CNA.al

â??Gratë dhe motrat ku ti keniâ?¦â?/ Burri i Zv.ministres së Ramës fjalor rrugaçëror ndaj gazetarëve





Lajmet e fundit nga