Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku bëri të ditur se një celulë terroriste është zbuluar në Shqipëri.
Po ashtu Ardi Veliu tha se celula kishte planifikuar një sulm terrorist në ditën e festës së Sulltan Nevruzit, në muajin mars.
Ardi Veliu publikoi emrat e celulës iraniane, që rezultonin të lidhur me bosin e mafies turke, Adbulselam Turgut.
Operativët kriminalë të celulës ishin vartës të super-trafikantit turk, i njohur në fushë e krimit të organizuar, trafikut të heroinës dhe planifikimit të sulmeve terroriste.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka ardhur një reagim edhe nga gazetarja Klodian Lala, e cila në një postim në rrjetet sociale, hedh dyshime të forta, se bosi i mafies turke, ka lidhje me biznesmenë shqiptarë.
Klodiana Lala shkruan se Gjykata e Apelit kohë më parë i dha lirinë, duke e lënë në arrest ?shtëpie?, ndërkohë që adresa e tij nuk dihej.
Sipas saj, Abdulselam Turgut ka lidhje të forta me biznesmenë të njohur në vendin tonë.
Po ashtu, ajo thotë se liria e Adbulselam Turgut, është ?blerë? nga miqtë e tij në Shqipëri, të cilët sikurse thekson gazetarja Lala, paguan miliona.
?Adbulselam Turgut
U lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë.
Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje.
Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij.
Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori.
Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë.
Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën?????, -shkruan gazetarja Klodiana Lala në postimin e saj.
Por, kush është Adbulselam Turgut.
Në vitin 2011, shtetasi turk u arrestua në Rinas për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.
Pas arrestimit të shtetasit turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të siguriisë “Arrest ne burg” me afat 40 dite për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.
Por, në një vendim të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Gjin Gjoni, u vendos që shtetasi turk të lihet në ?arrest shtëpie?, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.
Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata.
Pra, Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, për t?u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.
Bosi i mafies turke po ashtu rezulton të ketë pasur lidhje dhe me trafikantin shqiptar, Hekuran Hoxha, , i arrestuar në shkurt të këtij viti, në kuadër të operacionit ?Vol-Vo 4?.
Hekuran Hoxha, i njohur për drejtësinë si ?Roni i Shijakut? dhe dyshohet se është ?koka? e bandës së rrezikshme të Avdylajve.
Kohë më parë, media prestigjioze turke ?Hyrriet? do të hidhte dritë mbi lidhjet e ?Ronit të Shijakut? me bosin turk, Abdulselam Turgut, një personazh ky mjaft i njohur nga bota e krimit në Turqi.
Abdulselam Turgut përmendet si emër edhe në shtypin turk, në një operacion antidrogë të kryer në këtë vend. Sipas shtypit turk, Abdulselam Turgut është mes pesë emrave të tjerë, ku ka edhe shtetas shqiptarë, që janë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate.
Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë.
“Një futbollist i Fenerbahçes me origjinë shqiptare, Ismail Çira është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Gjykata ka kërkuar deri në 30 vjet burg për shkak të pozitës që Çira ka pasur në trafikun e drogës. Në një rast tjetër në Stamboll janë arrestuar si bashkëpunëtorë të Çirës Musa Qazim Ay, Xhemail Pasmaçiu, Hekuran Hoxha, Fatmir Sofia dhe Abdulselam Turgut, të cilët po gjykohen të burgosur.”-shkruante media turke.
Ja linku i lajmi i gazetës Hyrriet, që lidh këtë emër me disa shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Turqi: http://www.hurriyet.com.tr/gundem/eski-futbolcuya-30-yil-39050797
Foto-Sulme terroriste gjatë festës fetare në Tiranë/ Zbulohen detajet
Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e terroristëv...
Policia e Korçës ka arrestuar një 24 vjeçar pasi , iu gjetën...
Policia e Shtetit ka zbuluar sot një celulë të rrezikshme te...
Policia e Sarandës ka finalizuar antidrogë e koduar “Çuka”. ...
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Një zyrtar i Kadastrës në Elbasan është proceduar penalisht ...
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e...
Dy shefa të komisariatit të policisë rrugore në Tiranë dhe n...
Gjykata greke ka liruar bashkëpunëtorin e vrasjes se ish-kry...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkëmb...
Policia e Beratit ka arrestuar një 63 vjeçar pasi duke drejt...
Një ditë pas aksidentit tragjik në punë, ku humbi jetën 40-v...
Rasti i Xhevat Hanës, prokurorit që kishte në duar dosjen he...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Repolitix” ka zbuluar det...
Dilaver Kalaja, me detyrë shefi i objekteve në komisariatin ...
Një banesë në fshatin Barbullush në Bashkine e Vaut të Dejës...
Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostrad...
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë....
Një gomone me rreth 450 kg lëndë narkotike është ndaluar nga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...