web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrumbohet banesa në Barbullush/ Shkak një shkëndijë elektrike

22 Tetor 2019, 16:40, Kronika CNA

Një banesë në fshatin Barbullush në Bashkine e Vaut të Dejës, është shkrumbuar totalisht nga flakët pasditen e sotme.

Kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për momentin familjarët nuk ndodheshin në shtëpi.

Mësohet se shtëpia e familjes Ndoci, ku jetonin nëna dhe 5 fëmijët ishte ndërtuar një vit më parë nga kisha pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike./CNA.al





Lajmet e fundit nga