web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Periferia thotë këtu s'ka gra"/ Rama ironizon burrat: Se ku shkojnë në darkë këta...

22 Tetor 2019, 16:42, Politikë CNA

Në kuadër të nismës më të re ?Edhe një?, të anëtareve të Kryesisë së Partisë Socialiste, me qëllim integrimin e femrave në politikë dhe jo vetëm, teksa shprehet se femrat s?mund të jenë vetëm një dekor dhe se duhen bërë pjesë e vendimmarrjes, kryeministri  Rama ka ngritur shqetësimin e tij për zonat periferike të Tiranës.

Sipas Ramës roli i femrës në periferi nuk vlerësohet, ndërsa nuk kanë munguar edhe ironitë e kreut të qeverisë në drejtim të burrave: ?Në periferi të Tiranës, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s?ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s?ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë?!?, është shprehur Rama.

?Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ?dekor? por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve. Mes të tjerash, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.

?Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s?ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s?ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë?! Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe?, ka deklaruar në takim Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga