web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e grupit “Bajri”/ Gjykata shpall të pafajshëm Armir Grimën

22 Tetor 2019, 09:33, Politikë CNA

Gjykata e Shkodrës ka shpallur të pafajshëm Armir Grimën i cili u arrestua si pjesë grupit ‘Bajri’, ndërsa la burgun pak muaj më parë.

Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën ‘detyrim paraqitje’ prej disa muajsh.

Kujtojmë se Grima u arrestua në kuadër të operacionit ?Volvo 4?, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Miëpo këto akuza nuk janë provuar dhe ish-trajneri ka fituar lirinë.

Grima mbante postin e trajnerit të ekipit Kombëtar të Femrave, dhe u pezullua nga FSHF deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga