web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fëmijët shqiptarë në kampin e ISIS-it/ Gazetari italian nxjerr zbuluar zyrtarët e qeverisë

21 Tetor 2019, 20:47, Politikë CNA

Në emisionin ?Opinion? të mbrëmjes së sotme është duke u diskutuar rreth fatit të fëmijëve, por edhe shtetasve shqiptarë që ndodhen në ish kampet e ISIS-it në Siri.

Bëhet fjalë për kampin e tmerrshëm Al Hol, ku ndër të tjerët gjendet dhe fëmija 11 vjeçar, Alvin Berisha, të cilin i ati arriti ta gjej pas 5 vite kërkimesh të parreshtura.

Gjetja dhe kontaktimi i tij me fëmijën u bë i mundur falë këmbënguljes së ekipit italian të emisionit investigative ?Le Ienne?, gazetarë të të cilës dëshmuan drejtëpërdrejtë nëpërmjet lidhjes on-line me studion e emisionit ?Opinion?.

Ndër dëshmitë e dhena gazetari italian që ja doli të realizoj takimin e dhimbshëm pohoi se nga pala e shtetit shqiptar nuk kishte asnjë lloj interesi për të qenët në kampin Al Hol, madje një nga arsyet madhore që i ati nuk arriti ta nxjerrë nga kampi Alvinin 11 vjeçar ishte mungesa e një përfaqësuesi të qeverisë shqiptare që të firmoste dokumentat e duhura.

Madje sipas gazetarit italian edhe sjellja e ambasadorit shqiptar në Turqi la për të dëshiruar nga që megjithë  fjalëdhënien për të ndihmuar në procedurën e nxjerrjes së Alvinit nga kampi, ai jo vetëm nuk e mbajti fjalën por ia mbylli në mënyrë aspak qytetare telefonin.

Dëshmitë e ekipit të emisionit ?Le Ienne?, qenë fakti më i gjallë që hodhi poshtë të gjitha petendimet e përfaqësuesve të qeverisë për përpjekjet e bëra lidhur me çlirimin e shtetasve shqiptar nga kampet siriane. Gjë e mbrojtur me forcë nga zvendësministrja e Brendëshme Rovena Kuko, në emisionin ?Open?, po të mbrëmjes së sotme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga