web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipëria si meritonte negociatat"/ Alibeaj: "Po"-ja e KE-së veprim klientelist ndaj Ramës

21 Tetor 2019, 18:03, Politikë CNA

?Rama është përgjegjësi për mosçeljen e negociatave?, kjo është ajo çka ka ripërsëritur edhe njëherë ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në studion e ?Mbrëmje në ABC? pak minuta më parë.

Mirëpo veç Ramës, kritikat e ashpëra të ish deputetit nuk kanë munguar edhe ndaj Komisionit Europian për ?Po? e tyre. Teksa e cilëson vendimin pozitiv  të  KE-së si ?një veprim diabolik e madje edhe klientelist ndaj Edi Ramës?, Alibeaj shprehet se ka qenë pikërisht kjo dashamirësi e tyre që është shfrytëzuar nga kryeministri për të keqqeverisur vendin.

?Ka një pengesë për qytetarët shqiptarë  drejt Europës dhe ky është Edi Rama. Ne nuk i meritonim hapjen e negociatave. Ka mbetur shumë pa bërë, sepse kur ne na vendosnin kushte për hapjen e negociatave në hapnim shampanjën.

Ndoshta burokratët e Komisionit kanë vendosur të na japin një po, për të larë duart.

Unë nuk e pranoj se si komisioneri mund të dali në ditën e fundit të detyrës  dhe pas Merkelit dhe Macron të thotë që duheshin hapur negociatat. Ky është një diabolizëm dhe madje ndoshta edhe një klientelizëm dhe e them këtë me përgjegjësinë më të madhe.

Rama ka përdorur dashamirësinë e Komisionit Europian për keq, për  të justifikuar mungesën e përmbushjes së reformave. Ky njeri në këtë alibi ka keqqeverisur këtë vend. Kjo është shkelje në besë e europianëve dhe kjo është e rëndë?, është shprehur Alibeaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga