web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama vetë nuk ikën, ne duhet të veprojmë"/ Grida Duma: Të thirret çdo demokrat, edhe ish deputetët

21 Tetor 2019, 13:55, Politikë CNA

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama edhe njëherë ditën e sotme ka bërë me dije se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij Kryeministror duke kërkuar vijimësinë e reformave,  ish deputetja demokrate Grida Duma  ka bërë thirrje për largimin e tij edhe me forcë.

?Europa foli, ne duhet të veprojmë, me urgjence pa asnje apati më! Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës? Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa?, ka thënë ndër të tjera Duma, teksa i bënë thirrje jo vetëm demokratëve, por edhe ish deputetëve që t?i bashkohen nismës.

?Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më.

Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave!

Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.

Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet ti falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brënda vendit dhe as jashtë!

Asnjë moment s?mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibite, Europa foli, asnje hap më me Ramën!

Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve.

asnjë apati apo zvarritje, cdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluaren, PD duhet te jete e ardhmja dhe ta nxjerre vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.

Europa foli, ne duhet te veprojme, me urgjence pa asnje apati me!

Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.

Sot me shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa.

Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimarrje, nga ish deputetet tek ish kryetaret e bashkive, tek senatorër politikë.

Asnjë minutë për tu humbur?, është shprehur  Grida Duma./ CNA.al





Lajmet e fundit nga