web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi mafioz i ish-policit/ Jepet masa e sigurisë për 8 personat e shpallur në kërkim

21 Tetor 2019, 07:55, Kronika CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? në mungesë, për tetë personat e shpallur në kërkim, në lidhje me ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko.

Mësohet se prokurori Behar Dibra, kërkoi caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën ?Doqja?.

Nga ana tjetër, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskompetencë, duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda.

Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale ?vrasje me dashje në bashkëpunim?, ?armëmbajtje pa leje?, ?vjedhja?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.





Lajmet e fundit nga