web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç bën deklaratën e fortë/ "Serbia të armatoset, Rajoni drejt destabilitetit"

20 Tetor 2019, 19:55, Kosova & Bota CNA

I shqetësuar nga një destabilizim i rajonit, në një intervistë për televizionin serb ?Prva? Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se të Serbia duhet të armatoset.

?Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo?, shprehet Vuçiç, sipas së cilit, Beogradi zyrtar duhet të marrë masa të tilla duke qenë se edhe vendet e rajonit si Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, janë duke bërë të njëjtën gjë sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

?Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne?, tha Vuçiç./ CNA.al





Lajmet e fundit nga