web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau 2 prostituta në Itali dhe u arratis nga burgu/ Gjykata jep vendimin për Tesi Bashon  

19 Tetor 2019, 09:09, Kronika CNA

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg, me qëllimj ekstradimi ndaj Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Tesi Basho është i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai akuzohet se ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese./ CNA.al

Vrau dy prostituta në Itali/ Tesilvano Basho, pjesë e bandës së Llanajve në Vlorë





Lajmet e fundit nga