web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar për vrasje/ Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

18 Tetor 2019, 08:48, Kronika CNA

Një i dënuar në burgun e Peqinit ka tentuar të arratiset gjatë natës.

Mësohet se Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe grabitje ka tentuar të arratiset nga burgu i Sigurisë së Lartë.

I burgosuri, Gëzim Toma është kapur nga punonjësit e burgut duke prerë hekurat e rrethimit gjatë kohës së pushimit.

Në vitin 2013 Toma është arratisur nga burgu i Drenovës së bashku me 6 persona të tjerë.

Toma akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë. 31 vjeçari është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit.

Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga