web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ata maskarenjë na e kanë fajin”/ Fuga tregon “armiqtë” e shqiptarëve

19 Tetor 2019, 07:23, Politikë CNA

Akademiku i njohur Artan Fuga, Fuga ironizon situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, pasi BE refuzoi t hapë negociatat,  ndërsa në këtë linjë parashtron problemet.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga ndërsa bën një rezyme të situatës politike ku ndodhet Shqipëria dhe gjithçka ka ndodhur kohët e fundit, që nga zgjedhjet, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, etj, ndërsa mes ironisë zbulon dhe ?armiqtë? e shqiptarëve, që na paskan penguar negociatat.

?Mirë Europa paska faj!

Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!

Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!
Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.
Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!
Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !
Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!
Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!
Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!
Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!
Po për PPP që bëjnë kërdinë ! Për ato i ka fajet akademia suedeze e shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!
Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.?-shkruan profesor Fuga në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga