web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Qeveris si një harbut i vërtetë"/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

18 Tetor 2019, 20:29, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga