web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-raportuesi i Shqipërisë në PE sulmon Macron-in/ Kukan: Ndjehem i neveritur dhe i indinjuar nga Franca

18 Tetor 2019, 17:45, Politikë CNA

?Jam shumë i neveritur dhe i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së.?, kështu është shprehur  ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan teksa e cilëson Presidentin Francez, Emmanuel Macron, si të papërgjegjshëm dhe dritëshkurtër për vendimin e dhënë.

?Jam shumë i neveritur dhe i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së.

Unë e kam ditur se presidenti Francez Macron ka luajtur rolin e një sabotuesi të heshtur për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, nuk besoja se ata do të përdornin një lojë të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur u mor zyrtarisht vendimi.

Ai është shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm?, shkruan Kukan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga