web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetarja e LSI shënon “autogol”/ Ngushtohet “laku” për Metën dhe Kryemadhin?

16 Tetor 2019, 09:18, Politikë CNA

Monika Kryemadhi, dje u shfaq e shqetësuar në emisionin ?Real Story? të Sokol Ballës, për shkollimin e fëmijëve të saj. Mona na tha publikisht se të tre fëmijët i kishte shkolluar në Angli, në Londër, një nga vendet më të shtrenjta për shkollimin e fëmijëve në botë.

CNA.al ka shkruar disa herë se ku i gjeti paratë Monika Kryemadhi, për të shkolluar fëmijët, sepse ky është një fakt ku Mona kapet e gjallë dhe një argument për prokurorinë që tregon abuzimet dhe vjedhjet që ka bërë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Mona e pranoi publikisht shkollimin e fëmijëve. Ne e kemi pyetur disa herë, por ajo nuk është përgjigjur. E kemi pyetur se shkollimi i një fëmije në Angli kushton të paktën rreth 150 mijë euro, në qoftë se do të fusim të gjitha kostot e studimeve.

Por, Mona nuk i ka studiuar vetëm në bachelor 3-vjeçar dhe më pas një master, apo një studim 4-vjeçar. Mona i ka çuar që në gjimnaz. Pra, të tre fëmijët e Monës kanë kryer të paktën rreth 15 deri në 20 vite studime në Angli dhe vazhdojnë ende. Ç?ka do të thotë se shuma e përdorur është disa qindra mijë euro.

Edhe këtë radhë ndodhta Mona do të dalë dhe të na thotë se i studoi me paratë e pallatit të babait, por pallati i babait të saj, prona e trashëguar prej saj nuk ka vlejtur dhe nuk ka një kosto disa milionë euro. Sepse një pronar trualli që zhvillon një biznes apo një ndërtim, merr një përqindje të caktuar. Dhe atje ku ka pasur pronën Mona, ka disa objekte përreth të cilat kanë deklaruar vlerat dhe kostot reale që merr pronari nga ndërtimi i një objekti. Ato kosto nuk mbulojnë dot as vilën e Gjirit të Lalzit, që Mona e ka marrë si këmbim pasurie, por që në fakt edhe aty gënjen.

Gënjen sepse vila e Gjirit të Lalzit nuk është blerë një herë, por dy herë. Një herë në fillim ku Mona na thotë se mund ta ketë shkëmbyer me disa dyqane dhe apartamente të pallatit të ndërtuar në truallin e babait të saj, dhe herën e dytë kur u rindërtua. Pasi ka një detaj të pathënë deri sot.

Vila e Gjirit të Lalzit, ajo që kishte Mona në fillim u shemb, dhe për dy muaj u rindërtua krejtësisht nga e para. Për këtë ekzistojnë foto, pamje dhe dëshmi konkrete.

Por, le të kthehemji tek shkolla. Mona dje si krokodili me lotët e tij ishte mërzitur se fëmijët i kishte shkolluar me qindra mijëra euro në Londër. A thua se vërtetë halli i saj ishte ky.

Në fakt Mona e ka zgjidhur problemin e shkollimit të fëmijëve. Por, si çdo shqiptar tjetër që ka punuar në administratë apo ka pasur dy rroga shtetërore, përtej asaj të pagesës që ka pasur Ilir Meta, si një zyrtar i lartë, a mundet t?i shkollojë fëmijët në Londër?

Ku i gjeti paratë Monika Kryemadhi që t?i shkollojë tre fëmijët në Londër? Cili është burimi i tyre?

Sërish nga një pallat i ndërtuar në tokat e babait, na shkolloi fëmijët, na dha vila në Gjirin e Lalzit, apartament tek Kodra e Diellit, e kështu me radhë.

Në fakt mjafton që prokuroria të hapë një dosje dhe të fillojë hetimet kryesisht, pasi gjithçka zbardhet shumë lehtë. Nuk ka mundësi as Meta dhe as Mona të justifikojnë bëmat dhe gjëmat e tyre. Miliardat që shpenzojnë. Të ardhurat dhe shpenzimet marramendëse. Nuk ka asnjë lloj mundësie të justifikojnë përtej hapësirave që kanë gjetur me ligjin apo lojërave që kanë bërë me shitblerje pronash të ndryshme.

Është e pamundur që një familje, e cila ka dy prindër politikanë, me rroga shtetërore dhe me zhvillimin e një pasurie të shkollojë fëmijët në Londër me një kosto marramendëse, të ketë pasuri të patundshme që ka sot familja Meta në Lalëz dhe në Tiranë. Të gëzojë dhe të ketë lluksin që ka familja Meta.

Dhe këtë duhet ta shohë prokuroria. Pikërisht këtu duhet ta fillojë SPAK-u. Tek ato pyetje që CNA.al i ka përsëritur shpesh. Dje Mona e tha publikisht dhe e pranoi që fëmijët i kishte studiuar në Angli. Bëri sërish atë që bën gjithmonë. Tenton të tregohet e sinqertë, por në fakt zhytet dhe më thellë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, vijojnë të zhyten në llumin e gënjeshtrave që hedhin ndaj shqiptarëve çdo ditë. Por, fatura e tyre duket se tashmë është prerë. Le të presim edhe pak, për të parë a do të funksionojnë institucionet e reja të drejtësisë, për të na treguar burimet e financimeve të shkollimit të tre fëmijëve të Monika Kryemadhit, për pasuritë marramendëse të saj dhe Ilir Metës, apo qindra mijëra eurot të hedhura në fushata elektorale, tashmë të provuara me një person që ndodhet në burg, por është ende i gjallë.

Le të presim dhe pak kohë për të zbardhur të vërtetën deri në fund./ CNA.al

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta

Kur do përgjigjet Monika për pyetjet që i bën çdo shqiptar

 

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi â??të zhyturâ? në luks





Lajmet e fundit nga