web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi makabër në Kavajë/ Kreshnik Spahiu: “Ëndrra e kriminelëve të vishen policë”

14 Tetor 2019, 19:22, Kronika CNA

Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, teksa ka folur për ngjarjen e Kavajës, u shpreh se elementi kriminal në Shqipëri ka penetruar gjithmonë  përmes elementëve të policisë. Sipas tij, kjo ndodh sepse kërkojnë imunitet.

?Brenda kësaj ngjarje  mund të gjesh shumë pobleme, sociale, shoqërore, politike. Kemi një nip deputeti, trafikant droge, një punonjës policie, tradhëti bashkëshorte, persona në hetim dhe element të dobësisë së shtetit.

Ko tregon atë xhunglën shqiptare.

Ajo çfarë bie në kontrast me çdo shoqëri europiane, pra ka diçka të çuditshme në elementin kriminal në Shqipëri, çdo kriminel ka ëndërr të vishet polic.

Kjo sepse e kërkojnë për imunitet, mbrojtje. Kjo është bërë realitet në Shqipëri, jo vetmë në vitet e fundit, por që  në 97. Elementi kriminal ka penetruar gjithmonë në elementët e policisë.?, theksoi Spahiu në një lidhje për studion e ?Open?./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga