web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E etur për “pëlqime” në rrjetet sociale”/ Taulant Muka publikon një tjetër skandal nga Ministria e Arsimit

13 Tetor 2019, 10:11, Politikë CNA

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka publikuar, një pjesë të doktoraturës të këshilltares së Ministres së Arsimit.

Sipas Mukës, punimi i Këshilltares së Ministres së Arsimit është 100% kopje.
Muka thotë se Ministrja e Arsimit e etur për ?pëlqime? në rrjetet sociale si pjesë e programit qeveritar për propagandë, promovoi dje të punësuarit në ministri që sipas ministres janë arsimuar jashtë vendit dhe jane pjesë e programit ?braingain? (?thithja e trurit?).

Muka thotë këshilltarja ka përfunduar studimet doktoraturë në Universitetin e Krajovës, njësoj i renditur me Universitetin e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Keshilltarja e Ministres se Arsimit e arsimuar ne Rumani me punim 100% kopje!
Ministrja e Arsimit e etur per ?pelqime? ne rrjetet sociale si pjese e programit qeveritar per propagande, promovoi dje te punesuarit ne ministri qe sipas ministres jane arsimuar jashte vendit dhe jane pjese e programit ?braingain? (?thithja e trurit?). Se pari, shumica e punonjesve te promovuar nga ministrja kane qene ne ministri prej vitesh, dhe nuk jane punesuar se fundmi ne ministri. Nder te tjera, ministrja promovoi dhe keshilltaren e re te sajen si te diplomuar ne Rumani.

Ne fakt, keshilltarja ka perfunduar studimet doktorature ne Universitetin e Krajoves, njesoj i renditur me Universitetin e Prishtines. Ministrja e Arsimit ne kete rast po tregon probleme te qarta te inferioritetit duke mos promovouar universitetet shqiptare dhe duke keqperdorur nocionin ?jashte shtetit?.

Per me teper, nga nje skanim i shpejt i punimit shkencor te keshilltares se ministres permes se cilit keshilltarja ka mbrojtur doktoraturen ne Rumani (The mesurament of ëelfare state, Revista Universitar? De Sociologie, Year IX, no. 1/2012), vihet re se artikulli eshte 100% kopje e nje punimi tjeter shkencor ( Comparative ëelfare state analysis and the ?dependent variable problem?, Jochen Clasen and Nico A. Siegel, 2007).
Bashke me rastet qe denoncova dje, Ministrja tregon qarte se me taksat e shqiptareve paguan njerez me diploma fallco apo te vjedhur per te bere politikat arsimore. Ministrja e Arsimit jo vetem duhet te kerkoje ndjese publike por duhet te jape doreheqjen per shkaterrimin qe po i ben arsimit ne Shqiperi./CNA.al





Lajmet e fundit nga