Pse Çmimi Nobel në Letërsi, është tashmë një shaka e madhe
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Universitetit të Utah në SHBA, kanë identifikuar ndryshime në qarqet e trurit, që mund të lidhen me sjelljen vetëvrasëse tek individët me çrregullime të humorit. Studimi i botuar së fundmi në revistën ?Psychological Medicine?, ofron të dhëna premtuese në drejtim të mjeteve që mund të na japin mundësi, të parashikojnë se cilët individë janë më të rrezikuar të kryejnë vetëvrasje.
Shkalla e vetëvrasjeve, po rritet në një mënyrë të qëndrueshme në mesin e të rriturve, dhe sidomos tek ata që kanë çrregullime të humorit, apo simptoma të rënda siç është depresioni. Më shumë se gjysma e individëve që kanë humbur jetën duke u vetëvrarë, ishin vizituar tek mjeku 30 ditët e fundit.
Por ata nuk kërkuan domosdoshmërisht këshilla mbi problemin e ndryshimit të humorit.
Departamentet e urgjencës, mund t?i bëjnë pacientit disa pyetje shqyrtuese për gjendjen e tij shpirtërore, dhe t?i referojnë tek specialistët e shëndetit mendor nëse është e nevojshme. Megjithatë, nivelet e vetëvrasjeve vazhdojnë të rriten. ?Aktualisht, ne kemi shumë pak mjete në dispozicion për të identifikuar individët, që mund të jenë më të rrezikuar nga sjelljet e lidhura me vetëvrasjen?- thotë Skot Lejnxhaneker, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Utah, dhe bashkë-autor në studim.
Studimet e mëparshme, kanë identifikuar qarqet e trurit të lidhura me çrregullimet e humorit: rrjetin e kontrollit njohës (CCN), që është i përfshirë në funksionin ekzekutiv, zgjidhjen e problemeve dhe impulsivitetin; rrjetin emocional (SEN), i përfshirë në përpunimin dhe rregullimin e emocioneve; dhe rrjetin e modalitetit të paracaktuar (DMN), që është aktiv kur individët angazhohen në mendime të përqendruara tek vetja.
Sidoqoftë, këto studime janë përqendruar kryesisht tek depresioni. ?Ky është një nga studimet e para, që përpiqen të kuptojnë mekanizmat e trurit, që mund të jenë të rëndësishme për rrezikun e vetëvrasjes?- thotë Xhonatan Stejxh, një nga autorët e tjerë të studimit.
Studimi në ?Psychological Medicine?, përdori skanimin (fMRI), që kapi imazhet e trurit në kohën kur pjesëmarrësit në eksperiment, ishin të qetë duke pushuar. Ai vlerësoi lidhjen e këtyre qarqeve celebrale tek 212 të rritur në Univesitetin e Miçiganit.
Tek subjektet që iu nështruan studimit, përfshiheshin individë me çrregullime të humorit, dhe që kishin pasur nga histori me tentativa të vetëvrasjes, ata me çrregullime të humorit që kanë meenduar mininalisht njëherë vetëvrasjen, dhe ata që kanë shpesh çrregullime të humorit, po pa asnjë histori të mendimeve të vetëvrasjes.
Krahasuar me pjesëmarrësit e studimeve të tjera – madje edhe ata me çrregullime të humorit, dhe me histori të mendimeve të vetëvrasjes – ata që kanë një histori të përpjekjes për t?u vetëvarë, shfaqën më pak lidhje në CCN dhe ndërmjet CCN dhe DMN, qarku nervor i shoqëruar me kontrollin njohës dhe impulsivitetin.
Këto ndryshime, mund të paraqesin një objektiv për trajtim, për shembull, me një qasje neuromoduluese. ?Nëse ne do të mundemi të kuptojmë, se si ta përmirësojmë lidhjen brenda këtij qarku celebral, mund të jemi në gjendje të zvogëlojmë rrezikun e vetëvrasjeve në të ardhmen?- thekson Stejxh.
Stejxh dhe Lejnxhneker, theksojnë se kjo punë është ende në fazat e tij të hershme. Ky ishte një studim i vogël, me vetëm 18 pjesëmarrës me çrregullime të humorit, dhe me histori të tentativave për vetëvrasje. Dhe ai do të duhet të kopjohet në një kampion të ri, dhe të vërtetohet në mostra më të mëdha.
Ndërkohë, studiuesit vërejnë se nuk është ende e qartë, nëse individët me çrregullime të humorit dhe që kanë rrezik të kryejnë vetëvrasje, vuajnë nga një sëmundje e ndryshme nga ata që nuk e kanë një rrezik të tillë. Apo nëse të gjithë individët me çrregullime të humorit, kanë shkallë të ndryshme të rrezikut për vetëvrasje.
Një studim më i gjatë në kohë, ku studiuesit të matin qarqet e trurit në fillim, dhe më pas të kontrollojnë rregullisht pjesëmarrësit se si po ecin, do të japë një ide më të mire, se cilët faktorë rreziku duhen monitoruar klinikisht, dhe kur duhet ndërhyrë.
?Tek e fundit, kjo është ajo për të cilën interesohemi reaalisht. Të kuptojmë jo vetëm se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por çfarë mund të bëjmë me këtë informacion, në përpjekje për të parandaluar ndodhjen e vetëvrasjeve?- përfundoi ai./ Burimi: Medicalxpress-Përshtatur nga CNA.al
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit X...
Nga Masimo Amaniti* Psikanalist dhe Profesor në Universiteti...
Nëse jeni refuzuar ndonjëherë në aspektin romantik nga dikus...
Nga Michael Schwirtz “The York Times”* Në fillim ishte një f...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po bëhet gjithnjë e...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...