web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipërisë i shtohen 5 kushte të tjera”/ Berisha: Negociatat nuk hapen me delen e zezë të Europës

12 Tetor 2019, 11:40, Politikë CNA

Ish kryeministrit Sali Berisha, thotë se me delen e zezë të Europës, siç e quan ai kryeministrin Edi Rama, negociatat nuk hapen po vetëm shtohen kushtet.
Berisha thotë se 9 kushteve të Gjermanisë iu shtohen dhe 5 kushte të tjera të Frances, Hollandës.
?Qeveria socialiste e Spanjës për shkak të narkoshtetit kundërshton për herë të parë hapjen e negociatave me Edvin Mafine.
Parlamenti i Mbretërisë së Hollandës mocion tjetër për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ndërkohë Edvine Mafia e quajti dje fantazi kafkiane procesin e vendimarrjes?, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Me delen e zeze te Europes, Edvin Mafine negociatat nuk hapen por vetem shtohen kushtet!
9 kushteve te Gjermanise iu shtohen dhe 5 kushte te tjera te Frances, Hollandes.
Qeveria socialiste e Spanjes per shkak te narkoshtetit kundershton per here te pare hapjen e negociatave me Edvin Mafine.
Parlamenti i Mbreterise se Hollandes mocion tjeter per mos hapjen e negociatave me Shqiperine.
Nderkohe Edvine Mafia e quajti dje fantazi kafkiane procesin e vendimarrjes.
Ketu me poshte keni njoftimin e Agjensise Francese te Lajmeve AFP lidhur me zhvillimet e fundit ne debatin per negociatat me Shqiperine.
Zbulimi i AFP: Franca, Danimarka, Spanja dhe
Holanda mbajnë peng hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut | Panorama ONLINE
Ne nje shkrim te botuar sot, AFP pohon se sa i takon votes pro hapjes se negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, perveç Holandes, qendrim kunder mban Franca, Danimarka dhe Spanja.
Sipas AFP keto vende po mbajne peng hapjen e negociatave, ndersa Franca ka vleresuar se Maqedonia e Veriut nuk i ploteson kushtet e nevojshme per tu bashkuar vendeve te BE.
?Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë. Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është më pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE?, tha një diplomat evropian për AFP.
?Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian ? Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit ? po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.
Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.
Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t?i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia?, shkruan AFP.
Shkrimi ne AFP:
Disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFP të premten disa diplomatë në Bruksel.
Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatave në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE-së, por Franca beson se ?ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme?, mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel.
Për Shqipërinë, janë edhe tre vende që e kundërshtojnë, përveç Francës: Danimarka, Hollanda dhe Spanja, thanë disa burimet.
Vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucioneve evropiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatave.
Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitetin e Ballkanit.
Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.
Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implementojnë reforma domethënëse, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre.
?Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë,? tha një diplomat evropian në AFP.
?Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE?, shtoi ai.
Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian ? Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit ? po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.
Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.
Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t?i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia./CNA.al





Lajmet e fundit nga