web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është tejkalimi shkelje?/ Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

11 Tetor 2019, 19:48, Politikë CNA

I ftuar në ?Mbrëmje në ABC?, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës. Sipas Bardhit ?opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional?.

?Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kaluar një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.?, shprehet Bardhi.

I pyetur se nëse ky tejlkalim kompetencash nga ana e Presidentit, përbëjnë apo jo shkelje, sekretari i PD-së, Bardhi, tha se ndryshimi i opinionit paraprak me atë përfundimtar është se në këtë të fundit, Komisioni shpreh qartë se ?nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese.?

?Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.?, ka deklaruar ndër të tjera Bardhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga