web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Qeveria, përballë detyrave më të rëndësishme

7 Tetor 2019, 15:09, Politikë CNA

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ndërsa shprehet se 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë, Kocijançiç shton se pozitive po ashtu ishte fakti se në këto zgjedhje votuan më shumë qytetarë se në vitin 2017.

Tashmë vijon më tej Kocijançiç qeveria e re ndodhet përballë detyrave më të rëndësishme, siç janë zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit si dhe rifillimi i dialogut me Beogradin.

?Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor?, është shprehur zëdhënësia e BE-së, Kocijançic.

Kujtojmë se, edhe BE kishte një mision monitorimi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, për të cilat ky i fundit pritet të paraqesë një vlerësim paraprak ditën e nesërme si dhe më pas të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga