web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep dorehëqjen kreu i AKEP/ Në vend të tij emërohet gruaja e gjyqtarit

7 Tetor 2019, 13:56, Politikë CNA

Kreu i AKEP, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas tre vitesh në krye të këtij institucioni.

Sipas burimeve të CNA.al, në vend të tij pritet të emërohet gruaja e gjyqtarit të shumë akuzuar dhe përfolur Ardian Dvorani, Edlira Dvorani.

Aktualisht ajo është Anëtare e Këshillit Drejtues në AKEP, ndërkohë që pritet të marrë postin e Ilir Zelës, i dorëhequr tashmë.

Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare.

Ajo është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.

Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, Dvorani ka qenë në funksionin e  Këshilltares për analizën dhe studimin e tregjeve si edhe menaxhimin e rreziqeve të sigurimit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë INSIG sha./CNA.al





Lajmet e fundit nga