web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ky është plani i emergjencës/ Foto që nxjerrin "zbuluar" Veliajn

30 Shtator 2019, 12:20, Politikë CNA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në media trumbeton fort për punët e mëdha, që pretendon se po bën, nuk lë rast pa shfrytëzuar për të propganduar në media.

Çdo ditë redaksitë furnizohen me kaseta të gatshme, ku Lali Eri shfaqet si ?punjëtor i madh?, ndërsa që në fakt realiteti ndryshon shumë nga ato kasetat e Veliajt.

Por, ndërkohë, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar sot disa foto të kryebashkiakut Veliaj, i cili shfrytëzon fatkeqësinë e qytetarëve, duke mos kursyer asnjë hallexhi, për propagandën e tij.

Në takimet e zhvilluara me qytetarë gjatë planit të emergjencës për shkak të goditjeve të tërmetit, Veliaj është pajisur me të gjitha mjetet për të xhiruar një film.

?Kur xhirohej nje film!

Ky eshte plani emergjences- mikrofona me ngjyra te ndryshme, disa kamera, disa fotograf, dy kuti ushqime edhe shume kronika ne cdo edicion lajmesh!

Kryebashkiaku shoëmen me mikrofon ne kemishe kur takon njerezit hallexhinj dhe ben shfaqjen e rradhes per tv.?-shkruan Zhupa në postimin e saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga