web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bombë motoçikletës/ Vritet lideri i partisë

29 Shtator 2019, 14:39, Kosova & Bota CNA

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë sipasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin Chaman të Pakistanit.

Sipas mediave vendase, bomba ishte vendosur në një motoçikletë e cila ishte parkuar jashtë zyrës së një partie fetare në qytetin Chaman, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanit.

Sipas ?Rel? bomba është shpërthyer me telekomandë kur lideri i partisë i cili mbeti i vrarë,  Ulema-e-Islam, Maulana Mohammad Hanif, ishte duke dalë nga zyret e partisë së tij.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Në një incident tjetër, po sot, u vranë gjashtë persona dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një sulmues hapi zjarr në një autobus që po udhëtonte në qarkun Hangu, në veriperëndim të Pakistanit./CNA.al





Lajmet e fundit nga