Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në korrik të hetonte nëse ish-nënpresidenti Joe Biden mbylli një hetim për një kompani që kishte punësuar të birin, siç tregon një përmbledhje e telefonatës që u bë publike të mërkurën nga administrata e Presidentit Trump.
Demokratët thonë se teksti i zbardhur konfirmon shqetësimet e tyre se Presidenti po e përdorte politikën e jashtme amerikane për të përfituar vetë politikisht. Megjithatë Presidenti Trump i hodhi poshtë sugjerimet se kishte thënë diçka të papërshtatshme. Edhe disa ligjvënës republikanë e mbrojtën presidentin të mërkurën duke thënë se telefonata e zbardhur nuk tregon asgjë inkriminuese.
?Nga mënyra se si e trajtuan çështjen, të dukej sikur ishte një telefonatë nga ferri?, i tha zoti Trump gazetarëve të mërkurën në Nju Jork ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .
?Por doli se nuk ishte asgjë, përveç faktit që shumë njerëz thanë ?nuk e dija që mund të ishte kaq i sjellshëm??, shtoi Presidenti duke fajësuar ?gazetarët e korruptuar? lidhur me debatin.
“Ka shumë për të folur për të birin e Biden-it, që Biden e ndali ndjekjen penale dhe shumë njerëz duan informacion për këtë çështje, prandaj çdo gjë që mund të bëni me Prokurorin e Përgjithshëm, do të ishte e vlefshme?, thotë zoti Trump në telefonatë, sipas përmbledhjes që u vu në dispozicion nga Departamenti i Drejtësisë.
Sipas dokumentit të zbardhur presidenti Trump tha se zoti “Biden kishte shitur mend shumë herë që mbylli ndjekjen penale prandaj a mund ta shqyrtoni këtë çështje ? mua më duket e tmerrshme?.
Administrata e presidentit Trump nuk ka paraqitur prova se anëtarët e famuljes Biden kishin bërë ndonjë gjë të gabuar.
Përmbledhja e telefonatës tregonte gjithashtu se zoti Trump i kishte sugjeruar udhëheqësit ukrainas të fliste me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, të cilin ai e cilësoi si ?njeri shumë të respektuar? si edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr. Zoti Trump tha se zoti Giuliani do të shkonte në Ukrainë. Zoti Zelenskiy tha do të takohej me zotin Giuliani, kur ai të shkonte në Ukrainë.
Hetim për procesin e shkarkimit
Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.
Të martën, zoti Trump konfirmoi se kishte ndalur ndihmën ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën, duke thënë se e bëri një gjë të tillë nga shqetësimet se Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë më shumë për Ukrainën, sesa vendet evropiane.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës që pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Kreu i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff e quajti ?shokuese në një tjetër nivel? që Shtëpia e Bardhë i bëri publike shënimet, duke menduar se kjo do ta ndihmonte në një farë mënyre presidentin.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takuan të mërkurën pasdite në Nju Jork ku ndodhen të dy për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Debati filloi javën e kaluar kur dolën njoftimet se një punonjës i paidentifikuar i zbulimit u alarmua nga një seri veprimesh brenda administratës së Presidentit Trump. Ne mesin e këtyre shqetësimeve ishte edhe biseda telefonike e Presidentit Trump me homologun e tij ukrainas Zelenskiy.
Të mërkurën partitë politike në Kosovë hapën edhe zyrtarisht...
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë kanë...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjole, në...
Presidenti iranian Hassan Rouhani pritet të mbajë një fjalim...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të ma...
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij para A...
Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e tr...
Për të 40-n herë Çmimi Nobel Alternativ nderon njerëzit, që ...
Grupet parlamentare të Bundestagut gjerman kanë autorizuar Q...
“Për ne është e qartë, që Irani e mban përgjegjësinë për kët...
Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në ...
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe ka shpallur të pavlefsh...
Merkel si burrështetase. Thunberg del jashtë kontrollit e re...
Presidenti i SHBA Donald Trump prej kohësh ka qenë kundër gl...
Katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohet se ki...
Koncerni turistik britanik Thomas Cook ka falimentuar. Flutu...
Qeveritë mund të vijnë dhe të shkojnë, por marrëdhëniet e Ko...
Kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në pro...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një aksion të ko...
Teherani pretendon se nuk ka të bëjë me sulmin me dron ndaj ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...