web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mban fjalim në Asamblenë e OKB-së/ Cakaj e fotografon dhe krenohet me të

27 Shtator 2019, 20:01, Politikë CNA

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se është ndjerë krenar sot për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku i kushtoi rëndësi çështjes së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është e pajustifikueshme që një vend me dy milionë banorë mbetet i izoluar nga rrjeti i vizave, një vend që ka luftuar fort për lirinë e vetë. Teksa i ka shkrepur Ramës një foto  nga lart në momentin që ishte duke folur, Cakaj shkruan:  Krenar me fjalën e Kryeministrit të Republikës të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm në mbështetje të pakursyer të Republikës së Kosovës, por edhe krejt pa dorashka, qoftë ndaj Serbisë për mosnjohjen ende të Republikës të Kosovës dhe qoftë ndaj BE-së, për mosliberalizimin ende të vizave për popullin e Kosovës./CNA.al





Lajmet e fundit nga