web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Atlete me kostum zyrtar/ Rama takon presidentin që bën të njëjtën gjë  

26 Shtator 2019, 16:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Krahas takimeve me zyrtarë të lartë, Rama ka takuar edhe Presidentin Borge Brente në selinë e World Economic Forum.

Rama thotë se përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, ata i lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar.

‘Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar’, shkruan Rama krahas fotos së publikuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga