LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përçarja e opozitës/ Aleatët 7 kërkesa për Bashën

23 Shtator 2019, 17:07, Politikë CNA
Përçarja e opozitës/ Aleatët 7 kërkesa për

Kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike, i kanë propozuar Lulzim Bashës një platformë, me shtatë pika, ku sipas tyre qëllim është afrimi i të gjithë kontributeve ndër vite.

Propozimi i partnerëve kryesor të lidershipit demokrat parashikon krijimin e dy organeve: senatit të intelektualëve dhe këshillit të ish zyrtareve.

Një vëmendje të posaçme i kushtohet marrëdhënies me ndërkombëtarët bashkë me të cilët kërkohet t?i jepet fund krizës politike.

?Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza?.-thuhet ndër të tjera në dokument.

Po ashtu, aleatët e PD-së e cilësojnë Reformën zgjedhore si prioritet për të vegjlit, për të dalë me një qëndrim të përbashkët, ku 28 shtatori i këtij viti lihet si afat.

Platforma e plotë:
Të nderuar kolegë!
Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.

1. Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.

-Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
-Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
– Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

2. Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD.

Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.

-Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
-Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet, mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
-Takimet me grupet e interesit.
-Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
-Reforma Zgjedhore dhe mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavrur
-Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
-Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
– Reforma Administrative
-Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

3. Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:

-Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
– Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
-Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues, ligjore dhe Institucional ne vend
-Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
-Bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US
-Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
-Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
-Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
– Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik dhe vendeve te BE.
– Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
-Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
-Qendrim i qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATO-s

4. Grupi i Rinisë:

-Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.
-Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj., në Tiranë.
-Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

5. Media:

-Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
-Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
– Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
-Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

6. Krijimi i Senatit të Opozitës:

-Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
-Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

7. Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.

– Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
-Analizojnë punën e qeverisë.
-Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.
-Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.

Lajmet e fundit nga