web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sizmologu grek flet për tërmetet në Shqipëri/ Çfarë paralajmëron Tselentis

22 Shtator 2019, 15:04, Sociale CNA

Një ditë pas tërmeteve të fuqishme që lëkundën vendin, ka folur drejtori i Observatorit Kombëtar të Gjeodinamikës në Athinë, Akis Tselentis.

Sipas Tselenis, tërmeti i djeshëm nuk ishte i fortë por mesatar dhe dëmet që u shkaktuan ishin për shkak të cilësisë së ndërtimit.

“Tërmeti i djeshëm kryesor nuk ishte një tërmet i fuqishëm por mesatar. Duke parë që edhe një tërmet i tillë ka shkaktuar dëme, mendoj se kjo është për shkak të kualitetit të ndërtimit?, shprehet Tselentis për Report Tv.
Sipas tij pasgoditje nga tërmeti do të ketë në muajin në vijim por me magnitudë më të ulët.

“Pasgoditjet nga tërmeti do vijojnë për një farë kohë. Pas lëkundjet mund të ndodhin edhe pas një muaji nga tërmeti i parë. I vetmi shqetësim mund të jetë tek ndërtesat që janë prekur nga goditja e parë e fortë që mund të jenë më të ekspozuara ndaj pasgoditjeve”, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga