web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërpritet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

19 Shtator 2019, 08:30, Kronika CNA

Është ndërprerë për disa minuta seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri tek Gjykata për Krimet e Rënda.

Shkak për ndërprerjen e seancës është bërë fakti se në dosjen për ish-ministrin Tahiri dhe ish-kryepolicin e Vlorës mungojnë disa nga provat kryesore.

Mësohet se Saimir Tahiri në seancën e sotme ka rikthyer në vëmendje deklaratën e bërë në seancën e kaluar, ku tha se kishte informuar Mimi Kohdelin, në atë kohë ministre e Mbrojtjes, në lidhje me fikjen e radarëve.

Tahiri ka thënë sot para togave të zeza, se ka cituar këtë, për të treguar raportet me ministren.

Kujtojmë këtu se Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Më 10 shtator, Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë pretencën për ish-ministrin, duke kërkuar 12 vite burg për të. Por, duke qenë se ish-ministri Tahiri ka përfituar gjykim të shkurtuar, ai përfiton ulje të dënimit me 1/3, duke e çuar në tetë vite pretencën e Prokurorisë. Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale ?Korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?Grup të strukturuar kriminal?, në kuadër të dosjes ?Habilaj?.

Në seancën maratonë të javës së kaluar, vetë ish-ministri, i pyetur nëse kishte frikë nga dënimi, tha se ?as nuk më shkon ndërmend dënimi?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga