Tronditen bursat pas sulmeve në rafineritë saudite
Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fus...
Kundërshtarët e luftës në një tryezë: Presidenti turk Erdogan ka pritur Presidentin rus Putin dhe homologun e tij iranian Rohani për bisedime për Sirinë. Ankaraja druhet për një valë të re refugjatësh.
Përpjekje për të gjetur një zgjidhje në Siri: Turqia, Rusia dhe Irani po diskutojnë në Ankara situatën katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib. Përveç kësaj, sipas burimeve turke, në fokusin e Presidentëve Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hassan Rohani është edhe një kthim vullnetar i refugjatëve në Siri.
Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milion vetë. Qeveria e Sirisë kërcënon për sulme të mëtejshme në këtë zonë. Po të ndodhë kjo, qindra mijëra vetë mund të merrnin arratinë për në Turqi dhe prej andej në Evropë. Erdogani dëshiron të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftimeve. Vendi i tij tashmë ka pranuar më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë.
Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.
Në shtatorin e vitit të kaluar, Putini dhe Erdogani patën rënë dakord që të krijonin një zonë tampon në Idlib. Edhe atëherë synohej që të parandalohej një ofensivë qeveritare. Sidoqoftë, marrëveshja dështoi, pjesërisht sepse grupi më i fortë kryengritës në rajon, milicia militante islamike “Haiat Tahrir al-Sham (HTS)”, nuk ndihej i lidhur me marrëveshjen
Rohani tani u shpreh për vazhdimin e luftës në kështjellën e kryengritësve. “Në Idlib, terroristët janë ende të pranishëm dhe prandaj është e nevojshme që lufta kundër tyre atje të vazhdojë “, tha Rohani para se të nisej për në Ankara.
Rusia, Turqia dhe Irani gjithashtu po përpiqen të formojnë një komitet kushtetues për Sirinë. Në fund të gushtit, kancelarja Angela Merkel tha në samitin e G7-ës në Biarritz se një proces i tillë politik mund të fillojë së shpejti./ DW
Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fus...
Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë ...
Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmij...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për s...
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryep...
Një emigrant shqiptar është aksidentuar në punë duke rënë ng...
ronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit...
2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë vikti...
Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-p...
Qeveria gjermane edhe më tej do t’i qëndrojë kuotës 25%, pra...
Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse ...
Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, p...
Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton marijuanë ...
Partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve për ...
Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit t...
Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me g...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...