Greqia në panik nga zjarret/ Evakuohen dy fshatra
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike. Disa syresh janë të dëmshme për shëndetin. Gjithsej janë kërkuar 15 lëndë plastike te ndryshme te 2500 fëmijë.
Studimi bazohet në analiza të bëra në periudhën 2003-2017. Rezultati i tyre është alarmues: “Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, tha zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann. Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet, supozohet të luajnë një rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim.
Më të vegjlit janë më të prekurit
Studimi citohet në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar “Të Gjelbrit” për dëmtimin e popullsisë nga mbetjet kimike. Ai nxjerr në pah se se sa më i lartë të jetë prodhimi i lëndëve plastike, aq më shumë gjenden ato në trupat e fëmijëve, i tha bashkautorja e studimit, Marike Kolossa-Gehring, revistës së përjavshme, DerSpiegel.
Sipas saj, grupmosha më e ndjeshme është ajo e fëmijëve parashkollorë. “Është e papranueshme që çdo i katërti fëmijë – midis moshave tre dhe pesë vjeçare – të ketë aq shumë mbeturina plastike në trup, sa të mos përjashtohet me siguri rreziku i dëmit nga këto lëndë toksike,” ankohet Hoffmann.
Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA). Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Vitin e ardhshëm, ky acid do të jetë i ndaluar në të gjitha vendet e BE-së.
Familjet më të varfra janë më të prekura
Në këtë studim, Agjencia Federale e Mjedisit ka pyetur edhe për ambientin në të cilin jetojnë fëmijët, se a jetojnë buzë një rruge me shumë trafik, a pihet duhani në shtëpi, cilat prodhime përdoren më shpesh në jetën e përditshme, për shembull, a përdoren detergjentë të ashpër në pastrim ose zbutës pas larjes së rrobave, çfarë lëndësh përdoren në shtëpi për mbulesa, perde apo qilima. Rezultati: te fëmijët që rriten në familje të varfra janë gjetur më shumë mbetje plastike se te fëmijët me një status të lartë shoqëror.
Nga këndvështrimi i të Gjelbërve, këtu nevojitet ndërhyrja e politikës. Nuk mjafton përpjekja e konsumatorëve të shmangin përdorimin e panevojshëm të plastikës. “Askush nga ne nuk mund të mbrohet vetë nga ky rrezik”, thotë Hoffmann. “Ne nuk e dimë se ku janë këto lëndë. Prandaj politika duhet të marrë përsipër t’i ndalojë këto lëndë në treg.
Edhe pas shume kohe ende ne trup
Se sa e rëndësishme është që lëndë të tilla të dëmshme të hiqen nga qarkullimi, këtë e dëshmon edhe një tjetër rezultat i studimit afatgjat të Entit Federal të Mjedisit. Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017, ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra. / DW
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për s...
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryep...
Një emigrant shqiptar është aksidentuar në punë duke rënë ng...
ronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit...
2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë vikti...
Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-p...
Qeveria gjermane edhe më tej do t’i qëndrojë kuotës 25%, pra...
Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse ...
Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, p...
Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton marijuanë ...
Partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve për ...
Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit t...
Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me g...
Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për m...
Një kompani franceze u shpall përgjegjëse për vdekjen e një ...
Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...