web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Aksidentohet në punë një emigrant shqiptar

14 Shtator 2019, 15:16, Kosova & Bota CNA

Një emigrant shqiptar është aksidentuar në punë duke rënë nga skela në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Monticiano, gjatë punimeve në fasadën e një shtëpie, duke pësuar dëmtime serioze.

Pas ndihmës së parë nga ekipi i urgjencës 51-vjeçari  shqiptar u transportua me helikopter në një poliklinikë në Siena, ku po mbahet nën vëzhgim.

Karabinierët kanë nisur hetimet për incidentin, por edhe për të verifikuar nëse punëtori shqiptar ishte në rregull me dokumentet e punës./CNA.al





Lajmet e fundit nga