Aksident i rëndë në Greqi/ Një i vdekur, tetë të plagosur
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi dhe pl...
Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag. Në veçanti ruajtja e klimës konsiderohet si sfidë e madhe.
Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar në Bundestag miratimin e masave për ruajtjen e klimës. “Nëse duam një ruajtje më të mirë të mjedisit dhe të klimës, atëherë duhet të ndajmë më shumë para”, tha ajo në debatin e përgjithshëm në Bundestag për buxhetin vjetor. Injorimi i kësaj çështjeje do të kushtonte edhe më shumë para. “Heshtja nuk është alternativë”, tha ajo
Merkel theksoi se vendimi duhet të merret më 20 shtator. Ndërsa ruajtja e mjedisit duhet të mbështetet tek inovacionet dhe mekanizmat e ekonomisë së tregut. Merkeli tha se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura për ruajtjen e klimës dhe zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit në ajër. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje që e mbështesin zhvillimin ekonomik. Kjo mund të bëhet përmes energjisë së ripërtëritshme.
Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale, mendon kancelarja. Ndërsa Evropa duhet të forcojë disa segmente, ku SHBA dhe Azia janë në përparësi. Sa i përket digjitalizimit, Merkel mendon se Evropa duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim, sepse disa pjesë të tjera të botës janë në epërsi.
Merkel kërkon forcimin e rolit të Evropës
Merkel theksoi se në Gjermani duhet të ketë zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet. Zhvillimet mes rajoneve rurale dhe urbane janë të ndryshme. “Këtu duhet të gjejmë përgjigjet përkatëse.” Këtu bën pjesë edhe përkujdesja mjekësore.
Kancelarja kundërshton me vendosmëri racizmin, duke kërkuar “zero tolerancë” ndaj urrejtjes, racizmit dhe përkufizimeve ndaj njerëzve të tjerë. Ajo ka denuar ashpër sulmet e fundit ndaj hebrenjve dhe të huajve.
Kancelarja gjermane kërkon një rol edhe më të fuqishëm të Evropës në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes në botë. Evropa duhet të zhvillohet më shpejt në “fushën e sovranitetit”. “Evropa duhet të luajë një rol më të rëndësishëm edhe në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve.” Bashkimi Evrpopian do të dobësohet me daljen e Britanisë së Madhe. Por kjo do të thotë se BE duhet të zhvillojë forca të reja.
Gjermania duhet të përgatitet për ndarjen e një sasie më të madhe parash për mbrojtje. Nuk ka automatizma, si në kohën e Luftës së Ftohtë, kur SHBA kishte një rol mbrojtës për evropianët, tha Merkel. Ndaj është me rëndësi që Gjermania të mbajë premtimet e veta për ngritjen e përqindjes së fondeve që duhet të ndajë për nevojat e NATO-s.
Kritikat e AfD
Shefi i deputetëve të AfD në Bundestag, Alexander Gauland, ka kritikuar qeverinë federale për një politikë aksioniste në ruajtjen e klimës si dhe për qëndrimet e saj për politikën e mbrojtjes. “Në vitin 1945 ne kemi qenë djalli i botës, e tani duam të jemi shembull”, tha Gauland. Ndërkohë që, sipas tij, Gjermania nuk mund të jetë fuqi relevante për ruajtjen e klimës. Gaulandi kritikon qeverinë edhe për hapjen e dyerve për “ardhjen masive të të huajve nga mbarë bota”.
Ekologjistët dhe liberalët ofrojnë bashkëpunim
Shefja e deputetëve ekologjistë në Bundestag Katrin Göring-Eckardt tha se kjo parti është e gatshme për negociata, kur bëhet fjalë për ruajtjen e klimës dhe mjedisit. “Duhet të pushoni me fjalime dhe të filloni punën”, tha Göring-Eckardt. Politika e “zeros së zezë”, që nënkupton mos futjen në borxhe të reja, ishte temë debati në fjalimin e shefit të liberalëve Christian Lindner. Ministri i Financave Olaf Scholz është duke shpenzuar para më shumë sesa që ka në dispozicion, tha ai. “Nga zeroja e zezë ai ka bërë një zero të kuqe”, mendon Lindner. Por edhe ai kërkon konsensus në politikën ndaj klimës. Majtistët kritikuan qeverinë për një politikë jo sociale dhe për dallimet tepër të mëdha mes shtresave të ndryshme./ DW
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi dhe pl...
Pak pas mesdite, disa të arrestuar shqiptarë u përleshën, me...
Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Skoci...
Administrata e presidentit Trump, mohoi njoftimet e medieve ...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen ...
Eshtë një triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë, V...
Një ditë pas votimi nga Dhoma e ulët e Parlamentit,Qeveria e...
Keshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendo...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e s...
Fondacioni i Bertelsmann ka lajmëruar se mungesa e mësuesve...
Me thirrjet “Orderrrr”- John Bercow, kreu i parlamentit brit...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjermania ku 14 persona ...
Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pav...
Në Rusi, partia në fuqi Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Pr...
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të hënën se...
Teresa Bellanova është ministrja e re përgjegjëse për Politi...
Njëmbëdhjetë marrëveshje dhe disa fjalë paralajmëruese për H...
Nga Edlira Bllaca *– Kosova do të mbajë më 6 tetor zgjedhjet...
Aktivistët pro-demokracisë u mblodhën pranë konsullatës amer...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vendosur kushte p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...