Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një jurist i ri serb kërkon ta ndryshojë këtë.
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks ? ky është repertoari standard i tyre. ?Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj ?pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve.”
Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.
“Në fillim të injorojnë?”
Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi ?Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. ?Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon”, thotë juristi.
Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: ?Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlovi?.
“…pastaj të luftojnë”
Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për ?dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.
?Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. ?Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”
Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.
Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. ?Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëhetë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”/ DW
Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmij...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për s...
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryep...
Një emigrant shqiptar është aksidentuar në punë duke rënë ng...
ronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit...
2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë vikti...
Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-p...
Qeveria gjermane edhe më tej do t’i qëndrojë kuotës 25%, pra...
Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse ...
Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, p...
Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton marijuanë ...
Partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve për ...
Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit t...
Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me g...
Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për m...
Një kompani franceze u shpall përgjegjëse për vdekjen e një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...