web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çfarë bëni o të marrë, po merrni veten në qafë”/ Meta reagon pas komentit të Artan Fugës

13 Shtator 2019, 09:53, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas komentit të akademikut Artan Fuga, i cili ironizonte deputetët që i nisën letër kreut të SHISH, ku kërkuan të dëshmojë para Komisionit të Sigurisë në lidhje me deklaratat e Presidentit për skenarin, për djegien e parlamentit.

Fuga irnozionte deputetët, ndërsa theksonte se ?e di unë ku janë provat për skenarin për djegien e parlamentit?.

?Na moreeeeeee: Ndalini këta !

I di unë ku janë të dhënat. Nuk ka nevojë të shkojnë deri te shiku.

Këta po i bëjnë varrin partisë mo! Na morrën në qafë nga besnikëria!

A nuk përdori policia gazit lotësjellës, trumbat e ujit, gardhet me tela me gjemba, a nuk vajtën para kryeministrisë policët e gjorë për ta mbrojtur me gjokset e tyre ndërtesën e saj dhe të Parlamentit?

Përse vajtën, përse gazuan, përse vaditën, përse u përdorën si barrikada prej mishi dhe gjaku? Po ajo policja e gjorë që u plagos?

Kot mo????-shkruante ndër të tjera Artan Fuga.

Presidenti Meta, ndërsa ka shpërndarë postimin e Fugës, shkruan ?Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!?.

Habit Artan Fuga/ Unë i di ku gjenden provat për djegien e Parlamentit





Lajmet e fundit nga