web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi të ketë anëtarë në Gjykatën Kushtetuese?/ Vjen reagimi i parë nga LSI

11 Shtator 2019, 11:48, Politikë CNA

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve të publikuara sot në mediam sipas të cilave kjo forcë politike ka kërkuar të ketë anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?LSI nuk ka pasur kurrë dhe as ka kërkuar të ketë asnjëherë anetarë as në Gjykaten Kushtetuese dhe as ne Gjykatën e lartë?.

Më tej, ai thekson se ?Cdo lajm idiot që pretendon se LSI ka kërkuar të ketë anëtar në Gjykaten Kushtetuese në rastin me te mire është debilitet dhe ne rastin më të keq eshte kapje poshtëruese nga qeveria.?

Postimi i plotë:

LSI nuk ka pasur kurre dhe as ka kerkuar te kete asnjehere anetare as ne Gjykaten Kushtetuese dhe as ne Gjykaten e larte.

Cdo lajm idiot qe pretendon se LSI ka kerkuar te kete anetar ne Gjykaten Kushtetuese ne rastin me te mire eshte debilitet dhe ne rastin me te keq eshte kapje poshteruese nga qeveria.

Edhe dokumentet e cituara s’kane asnje lidhje me asnje kerkese te LSI per anetare ne kushtetuese,por kane qene thjesht propozime ne kuadrin e reformes ne drejtesi.

LSI ka nenvizuar se Gjykata Kushtetuese kishte treguar integritet te larte dhe paanesi dhe nuk kishte arsye qe ajo te shperbehej dhe te lihej vendi me vite pa Gjykate Kushtetuese.

Eshte e qarte qe kapja dhe supa e rilindjes i detyron disa te flasin si idiote,por ne asnje rast kjo nuk eshte merite,por neveri.





Lajmet e fundit nga