Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Mero Baze
– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me pretendimin e shumicës, se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke e përdorur postin që mban për qëllimet politike të opozitës dhe destabilizimin e vendit, duke u përpjekur të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe duke futur vendin në kaos.
Ballafaqimi me Presidentin dhe pyetjet ndaj tij, nuk vlejnë për të konstatuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi ajo është konsumuar në sytë e të gjithëve, por vlen më shumë për të kuptuar vendosmërinë e opozitës për t?i shkuar deri në fund këtij procesi.
Nga kjo varet shumë jo aq fati i Ilir Metës, por serioziteti me të cilin shumica, duhet të mbrojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.
Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, nuk është thjeshtë një trill i shumicës dhe as një kokëfortësi për të mos respektuar Presidentin.
Me aktin politik të çdekretimit të 30 Qershorit, Ilir Meta tentoi t?u heqë të drejtën shqiptarëve të zgjedhin dhe të zgjidhen, duke u hequr një nga të drejtat e tyre themelore në demokraci.
Akti i tij politik futi në rrugë pa krye procesin zgjedhor, duke e përdorur kompetencën e tij formale të caktimit të datës, si një mekanizëm lufte politike që ndau vendin.
Ai e poshtëroi misionin kushtetutes të Presidentit në gërmë dhe në frymë, duke ndezur flakët e një lufte civile dhe duke përdorur postin e tij, jo si simbol i unitetit kombëtar, por si simbol i luftëtarit të përçarjes kombëtare.
Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, është një triumf mbi të keqen dhe një çmontim i strategjisë së luftës civile në vend, për nevoja tërësisht politike të opozitës që udhëheq presidenti Ilir Meta.
Merita e shumicës nuk është se zgjodhi 61 kryetarë bashkie më 30 Qershor, por se zgjodhi të mos fuste shqiptarët në një luftë vëllavrasjeje për shkak të Ilir Metës.
Tani pas 30 Qershorit qëndrimi ndaj Ilir Metës vlen për të kuptuar, nëse shumica e bëri 30 Qershorin për të marrë bashkitë apo për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe lufta civile.
Nëse socialistët përpiqen të bëjnë kompromis me Ilir Metën, ata nuk kanë më asnjë të drejtë më 30 Qershorin dhe betejën politike për ta mbrojtur atë.
Serioziteti me të cilin ata duhet ta trajtojnë Ilir Metën, si një njeri që ka marrë peng zyrën e Presidentit të Shqipërisë, duke e përdorur atë kundër unitetit kombëtar, paqes sociale dhe të drejtës së shqiptarëve për të votuar, do të tregojë shumë, nëse 30 Qershori ishte një betejë për këto vlera, apo për 61 Bashki.
Nuk ka rëndësi pastaj çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese. Rëndësi ka që socialistët të tregojnë se nuk zgjodhën të mbrojnë një datë më 30 Qershor, por historinë e shtetit shqiptar./TemA/
Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli ë...
Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Bas...
Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri ësh...
Komisioni i Venecias vjen ditën e hënë në Tiranë, për nismën...
Të gjitha palët, përveç shumicës, po përgjojnë se kush do je...
Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të...
Unë e mbështes rezistencën e pashembullt të banorëve të Unaz...
*Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari t...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një d...
Lorisa YLLIU be me shume se dy vite qe nuk kam publikuar ndo...
Nga Eduard Zaloshnja* Qysh prej vitit 1990, kam qenë partiza...
Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të r...
Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një s...
Nga Preç Zogaj– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ar...
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Nga Arian Galdini– Duke qenë se jemi ende në javën kur festu...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bush...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...