E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përket anëtarësimit në BE, ndërkohë që është vendi që ka mbështetjen më të lartë publike për integrimin në BE.
Rama prej 9 vjetësh, 3 vjet në opozitë dhe 6 vjet në pushtet vonon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke rrezikuar, për interesat e pushtetit të tij personal, të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Ndër të tjera, Rama konsiderohet prej shumë kancelarive perëndimore jo vetëm si individi më i korruptuar dhe politikani më i pasur në botë (pasuria e tij mendohet se arrin deri në 1,5 miliard dollarë), por edhe si një politikan atipik e i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, që për më tepër është përpjekur të sigurojë pushtetin e tij personal duke ofenduar presidentin amerikan si ?turpin e njerëzimit? dhe njëkohësisht duke I ngulur thikën pas shpine kancelares gjermane me lojërat e tij makiavelike për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Pasojat për vendin e shqiptarët nga ky vonim i integrimit në BE janë të shumta dhe të paimagjinueshme, e deri ndoshta fatale në afatgjatë. Më e rënda në aspektin ekonomik e financiar, është se Shqipëri as? do të mund të marrë ato ndihma që marrin vendet anëtare të BE apo ato që janë në procesin e negociateve me BE.
Shqiptarët jo vetëm do të vonohen edhe për shumë vjet për tu futur në zonën Shengen por edhe mund të rrezikojnë edhe lëvizjen e lirë tashmë të fituar, duke u frenuar kështu arsimimi I të rinjve në vendet e BE, duke u penguar lëvizja e lirë për punësim apo për kurim mjekësor në vendet e BE. Por më e rënda është se vonesat në këtë fazë mund të kthehen në fatale për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, aq më tepër që Rama e ka orientuar vendin në drejtimin e kundërt të perspektivës europiane.
Ditët e fundit, në Finlandë u zhvillua takimi informal i ministrave të Jashtëm të BE. Mes temave të trajtuara ishte edhe ajo e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në mesazhet që dolën nga ky takim duket se Maqedonia e Veriut është më afër çeljes së negociatave në tetor, kurse fatkeqësisht, për shkak të kapjes së gjithanshme të shtetit nga qeverisja Rama dhe më konkretisht të lidhura me:
Korrupsionin e lartë qeveritar dhe skandalet e shumta ku janë implikuar ministra, zyrtarë të lartë, kriminelë e trafikantë të Rilindjes;
Me bashkëpunimin e ngushta të Ramës me oligarkët, kriminelët e trafikantët;
Me kthimin e Shqipërisë në lavatriçen më të madhe në Europë për pastrimin e parave të pista; 4. Me pasurimin e paligjshëm e transferimit të milionave euro të Ramës e ministrave të tij në parajsat fiskale; dhe 5. Me mungesën e shtetit ligjor dhe kontrollin politik e personal nga Rama të institucioneve kushtetuese, shanset që Shqipërisë ti happen negociatat me BE janë shumëtë vogla.
Kancelaritë e kryeqyteteve kryesore të vendeve të BE, veçanërisht ato të Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës, madje edhe Greqisë janë tashmë në dijeni të bëmave dhe zullumeve të qeverisë së drejtuar nga Rama edhe për sa i përket: a) shkatërrimit të demokracisë, pluralizmit dhe të administratës publike, dhe tentativave për rivendosjen e totalitarizmit; b) kontrollit të plotë politik e personal të Ramës mbi median, biznesin e shoqërinë civile; c) manipulimit të zgjedhjeve me synimin për të zotërimit të gjithë pushtetin qëndror e vendor; d) përpjekjeve të Ramës për të vonuar reformën e drejtësisë apo vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë; e) marrëdhënieve të tensionuara të Ramës me institucionet kryesor edhe opozitën; f) rrënimit të ekonomisë e të shkatërrimit të biznesit e të financave publike; dhe g) varfërimit ekstrem të qytetarëve dhe nxitjes së tyre për të emigruar masivisht.
Ky realitet të shtyn të mendosh se mundësitë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor janë pothuajse zero. Në këto kryeqytete mesa duket po kristalizohet mendimi se ?me qeverinë Rama apo ndryshe, pa largimin e Ramës nga drejtimi I qeverisë dhe ndëshkimin e tij e të Rilindjes, Shqipërisë nuk do të mund ti hapen negociatat me BE..?.
Kam kërkuar që Gjermania të përcaktohet partnere strategjik edhe vazhdoj të insistoj në këtë qëndrim, por duke kërkuar, ndryshe nga çfarë kanë hedhur në treg mashtruesit e sharlatanët e Rilindjes, që partneriteti I deklaruar unanimisht me SHBA të thellohet, të përforcohet dhe të zgjerohet. Madje edhe partneriteti I përcaktuar, gjithashtu unanimisht, me dy fqinjët europianë e euroatlantikë, Italinë e Greqinë, të ridemensionohen në funksion të anëtarësimit të vendit në BE. Një nga arsyet kryesore lidhet me nevojën që ka vendi për të mos humbur kohë në procesin e anëtarësimit në BE.
Rama dhe Rilindja, me bëmat e zullumet e shumta, e kanë dëmtuar rëndë partneritetin strategjik më SHBA, BE e Gjermaninë veçanërisht, dhe Italinë e Greqinë, duke tentuar të orientojnë edhe politikën e jashtme,thjesht për interesat e ngushta të pushtetit të tyre në drejtimin antiperëndimor, antieuropian.
Këto marrëdhënie të partneritetit strategjik të përcaktuara me unanimitet nga të gjithë partitë politike kryesore shqiptare dhe të mbështetura masivisht nga shoqëria civile dhe publiku janë tronditur këto 6 vjet të qeverisjes së Rilindjese dhe për shkak të 1) mbështetjes nga Rama të projekteve antikombëtare e antieuropiane për ndryshimin e kufijve me pasoja destabilizimin e rajonit; dhe 2) të deklaratave të papërgjegjshme e antiperëndimore, nacionaliste e antieuropiane, të Ramës duke vënë në dyshim orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe politike e jashtme konstruktive e bashkëpunuese në rajon e më gjerë.
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ar...
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Nga Arian Galdini– Duke qenë se jemi ende në javën kur festu...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bush...
Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për...
Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në v...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ...
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
A do të mësosh patriotizmin?Shko në Shkodër.A do të mësosh q...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...