E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre.
Kjo u pa qartë në panikun që shkaktoi tentimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, nën planin e këshilltarit Bolton dhe teoritë konspirative që e rrethuan atë, duke e bërë praktikisht të parealizueshme.
Dhe gjithë sulmi ishte përqëndruar në një pikë, tek fakti që tani SHBA është e pavëmendshme për Ballkanin dhe tek kjo marrëveshje ka hyrë si elefanti në dyqan qelqurinash.
Por më në fund ka një lajm të mirë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin Perëndimor.
Palmer, i cili do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike, është një personazh i njohur për politikanët rajonalë. Ai ishte zytrari amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga një konflikt civil më 30 Qershor, duke mbrojtur qartë legjitimitetin e procesit dhe duke zbrapsur projektin Meta- Berisha, i cili po e çonte Shqipërinë drejt gjakderdhjes. Për këtë dhe ai u akuzua si agjent serb nga mediat e Berishës dhe Metës. Madje dhe nga Agim Nesho.
Palmer po ashtu është një njohës i mirë i rrethanave në të cilat po konturohet fillimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit të Kosovës.
Fakti që SHBA ka vendosur të mbajë këmbët në Ballkan dhe të ulet këmbëkryq për të zgjidhur problemet e mbetura, është një zhvillim i rëndësishëm.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ?në këtë rol, zoti Palmer, do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqëndrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane?
Kjo nënkupton që zoti Palmer do të jetë negociatori amerikan i krizës politike shqiptare, aq sa ka vendosur të përzihet SHBA në këtë krizë, dhe nxitës i Marrëveshjes Serbi- Kosovë, për të çliruar të dy vendet nga stanjacioni drejt rrugës evropiane.
E kuptoj dëshpërimin e atyre që e kanë etiketuar si dhëndërr të Serbisë, agjent të Sorosit, dhe etiketime të tjera që buronin nga fakti se ai shmangu gjakderdhjen më 30 Qershor, por tani është koha të mendojnë si t?i tërheqin këto sulme, me qëllim që të kenë shanse të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.
Lajmi i rëndësishëm është rikthimi i vemendjes amerikane dhe jo thjesht rikthimi i zotit Palmer. Ky i fundit, e bën më serioze vemendjen amerikane dhe akomë më qesharake betejën e Berishës dhe Metës kundër tij, me akuza personale.
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Nga Arian Galdini– Duke qenë se jemi ende në javën kur festu...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bush...
Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për...
Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në v...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ...
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
A do të mësosh patriotizmin?Shko në Shkodër.A do të mësosh q...
Është thjesht pasoja ose më mirë një nga mijëra pasojat që l...
Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...