web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Kontrolli i policisë “fundos” korçarin/ Ja çfarë iu gjet në lokal dhe banesë

1 Shtator 2019, 11:15, Kronika CNA

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi posedonte armë zjarri, municion luftarak pa leje, si edhe një sasi të konsiderueshme eurosh të pajustifikuara.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Sipas uniformave blu, nga kontrolli i ushtruar në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 Euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari.

Shtetas D.Ç., dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga