web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta doktori i njohur/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj

18 Gusht 2019, 10:51, Sociale CNA

Profesor Dr Thoma Kristo, është ndarë nga jeta. Ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka njoftuar në rrjete sociale, për humbjen e profesor Kristos, ka vlerësuar lart figurën e tij.

“Të dashur miq, me ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Thoma Kristos mjekësia shqiptare bie ne zi. Ajo humbi një kollos të saj, ndërsa shoqëria jonë një humanist të shquar.

Prof Dr Thoma Kristo ishte njëri nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare, njëri nga pionierët dhe themeluesit e Fakultetit të Mjekësisë dhe Shërbimit të Pediatrisë dhe Kardio Pediatrisë në Shqipëri. Në dekada pune e përkushtimi dhe humanizmi të madh, me aftësitë e tij të veçanta Thoma Kristo ndihmoi, diagnostikoi, mjekoi, shëroi dhe shpëtoi jetën mijëra e mijëra fëmijëve të sëmurë nga të katër anët e vendit”, kas shkruar Berisha në rrjete sociale.

Mesazhi i plotë:

Mjeksia shqiptare humbi nje kollos te saj!
Profesor Dr Thoma Kristo nuk eshte me!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Prof. Dr. Thoma Kristos mjekesia shqiptare bie ne zi. Ajo humbi nje kollos te saj ndersa shoqeria jone nje humanist te shquar.

Prof Dr Thoma Kristo ishte njeri nga personalitetet me te shquara te mjeksise shqiptare, njeri nga pionieret dhe themeluesit e Fakultetit te Mjeksise dhe Sherbimit te Pediatrise dhe Kardio Pediatrise ne Shqiperi. Ne dekada pune e perkushtimi dhe humanizmi te te madh, me aftesite e tij te veçanta Thoma Kristo ndihmo, diagnostikoi, mjekoi, sheroi dhe shpetoi jeten mijra e mijra femijeve te semure nga te kater anet e vendit. Profesor Thoma Kristo si njeri nder me te paret pedagog te Fakultetit te Mjeksise dha nje kontribut tejet te çmuar ne pregatitjen e generatave te tera te mjekve te pergjithshem dhe specialisteve ne fushen e pediatrise dhe kardiopediatrise.

Studiues, shkencetar i apasionuar ai eshte autor i nje serie te gjate kerkimesh te rendesishme shkencore, artikujsh, monografish, tekstesh qe qendrojne ne themelet e Mjekesise, Pediatrise dhe Kardiopediatrise te Shqiperise.
Profesor Thoma Kristo do te ishte gjithashtu nder te paret ne mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnje nje mbeshtetes i palekundur i tyre ne Shqiperi.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para kujtimit dhe vepres se tij shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermvete te ndjerit Profesor Thoma Kristo dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. sb





Lajmet e fundit nga