Connect with Us

Gruaja tek Rama, vetë i shërben Veliajt/ Zbulohet borgjezi i vogël i Bashkisë së Tiranës

Lajm i Rekomanduar

Gruaja tek Rama, vetë i shërben Veliajt/ Zbulohet borgjezi i vogël i Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës është përfshirë në një skandal të rëndë teksa ka provokuar qytetarët me vendosjen e memorialit turk me emrat e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.

Kryebashkakiku Erion Veliaj me paturpësinë më të madhe tha se Tirana ka vend për të gjithë, ndërsa në ceremoninë e vendosjes së memorialit kishte dërguar zëvendësin e tij Arbjan Mazniku.

Edhe Mazniku i cili ka qenë pjesë e G99 të Veliajt, nuk është treguar më pak i paturp se lali.

                                     Arbjan Mazniku

I pranishëm në vendosjen e memorialit kushtuar 251 viktimave të grushtit të shtetit në Turqi,  Mazniku është shfaqur entuziast.

Kështu raportojnë mediat turke, pasi për mediat shqiptare, skandali sigurisht që është mbajtur i fshehur.

Mazniku ka folur për Erdoganin a thua se e kishte babain e tij.

“Kam ngulitur fort në memorien time momentin kur presidenti (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua popullit turk. Kur vendoset në balancë demokracia karshi forcës vendimi i tij ishte i kthjellët dhe i qartë.  Mësimi më i madh i asaj ditë për të gjithë historinë është sesa i dobët është tanku, avioni, helikopteri sesa e dobët duket forca përballë fuqisë së njerëzve. Unë besoj se nuk ka mësim më të fortë për demokracinë në të gjithë botën sesa ky moment”, ka thënë Mazniku.

Po, kush Arbjan Mazniku që bashkë me Veliaj dhe jo vetëm tallet me qytetarët.

Mazniku është një nga borgjezët  e vegjël të Tiranës i prodhuar nga Sorosi dhe që ka depërtuar sëbashku me bashkëshorten në institucione të rëndësishme.

Në deklaratat e pasurisë, që ka CNA.al, të paktën deri në vitin 2016, Mazniku deklaron një pasuri të patundshme shumë herë më të madhe se pagat që merr ai dhe bashkëshortja.

Por, për të qenë dhe më besueshëm deklaron dhe disa kredi.

Ai deklaron të ardhurat nga Ministria e Arsimit, kur bënte zëvendësministrin, të ardhurat i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës dhe më pas të ardhurat si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ai anëtarë  Bordin e Shoqërisë Aksionere Eko.

Ndërsa bashkëshortja e tij, deklaron të ardhura shefe e kabinetit të kryetarit të PS, si këshilltare për Marrëdhëniet me Parlamentin për të vijuar më tej si Këshilltare pranë Kabinetit të Kryeministrit dhe si anëtare e bordit te Posta Shqiptare sh.a.

Me gruan tek kryeministri  Rama dhe vetë tek kryebashkiaku Veliaj, Mazniku është shndërruar një një borgjez të vogël sa hap dhe mbyll sytë, duke u tallur me shqiptarët.

Më poshtë po sjellim pasurinë e tij nga viti 2013-2016.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Apartament 169 m2 plus 24.5 m2 verandë me vlerë 50.000 Euro. Blere me kredi nga Intesa San Paolo, viti 2005

Makine Mitsubishi Outlander, blerë me Leasing nga Credins, viti 2011, në vlerën 22.000.

Shtëpi plazhi, 160m2 Qerret Kavajë me vlerë 4.800.000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 585 Euro.

Llogari rrjedhese, 14.333 USD.

Llogari kursimi, 0.08 Euro.

Llogari kursimi, 12.397 Lekë.

Llogari rrjedhese, 600 Lekë .

Drejtor kërkimesh, Instituti AGENDA (OJF), 542.000 Lekë.

Anëtar i Keshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, 321.300 Lekë.

Kredi 50,000 euro, marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Shlyer shumë 35.914 Euro Euro

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marre tek Credins Bank me date 22 gusht 2011 dhe mbaron me date 22 gusht 2016. Shlyer 6.637 Euro.

Kredi 40,000 Euro per arredim apartamenti, marrë me 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5. Shlyer shuma 37.972 euro.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Kredi 50,000 Euro e marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Shlyer 343 Euro, ndërsa pa shlyer shuma 35.703 Euro.

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marrë me datë 22 gusht 2011 dhe mbaron me datë 22 gusht 2016. Shlyer 440 Euro , ndërsa pashlyer 6.289.44 Euro.

Kredi 40,000 Euro për arredim apartamenti, e marrë me 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5 . Shlyer shuma 353 euro, ndërsa pa shlyer 37.681 Euro.

Bashkëshortja, Senior Researcher, AGENDA Institute, 54.000 Lekë

Bashkëshortja, Shefe Kabineti i Kryetarit të Partise Socialiste, në shumën 63.000 Lekë.

Viti 2014

Llogari njedhëse. Ndryshimi: pakësuar me 206 USD, në total 729 USD.

Llogari kursimi, 0.08 Euro.

Llogari kursimi me bashkëshorten, 97.789 Lekë

Llugan rrjedhëse në shumën 18.964 Lekë.

Llogari rrjedhëse, në shumën 50 239 92 lekë.

Llogari page në shumën 43468 dhe -1735 lekë.

Të radhura si Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në shumën 1,579,017 Lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, në shumën 183,600 Lekë.

Kredi 50,000 Euro e marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti tek Shuma e shlyer 2077 Euro.

Kredi 40,000 euro për arredim apartamenti, shuma e shlyer 1567 euro, ndërsa pa shlyer 32,544  euro.

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për makinën Mitanbiahi Ontlander, shlyer 3004 Euro dhe 16 950 lekë, ndërsa pa shlyer 4095 Euro.

Llogari rrjedhëse, Marinela Lika (pakësuar me 13.700 Lekë). Gjendja në 1000 Lekë.

Bashkëshortja, këshilltare për Marrëdhëniet me Parlamentin, 330.000 Lekë.

Bashkëshortja, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Partisë Socialiste, në shumën 648.000 Lekë.

Viti 2015

Llogari njedhëse (pakësuar me 14.38 Euro) Gjendja: -14.38 Euro

Llogari rrjedhëse( llogari e përbashkët me bashkëshorten) (pakësuar me 355 usd). Gjendja 374.73 USD.

Llogari kursimi (Ilogari e përbashkët me bashkëshorten) Asnjë ndryshim 0.08 Euro.

Llogari kursimi (llogari e përbashket me bashkëshorten) në shumën 177,565 Lekë.

Llogari rrjedhëse (Ilogari e përbashket me bashkëshorten) në shumën 5,470 Lekë.

Llogari rrjedhëse, në shumën 9.4 Lekë.

Lllogari Page, (gjendja 31 Dhjetor 2015) në shumën 116,158 lekë dhe 2,679 Euro.

Shitje prone Apartament 169 m2 plus 24.5 m2 verandë, (bashkepronësi me bashkeshorten). Paguar nga blerësi vetëm kësti i parë në shumën 50.000 Eurom,  dt. 22 shtator 2015. Vlera e shitjes është 180.000 Euro

Blerje prone apartament Selitë, me sipërfaqe 144.6 m2 plus 24.6 m2 verande .Kontrate shitje me rezervë  e nënshkruar me 23.12.2014, cila u bë efektive me pagesën e  këstit të parë prej 50.000 Euro dt. 28 tetor 2015. Vlera e apartamentit është 70.019 Euro.

Paga si zevendesministër në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ( 1 Janar-26 Gusht 2015), në shumën  1.075.713 Leke

Të ardhura si anëtar në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë (1 janar 2015- Qershor 2015), në shumën 86,700 Lekë.

Paga si zëvendës kryetari i Bashkisë Tiranë (16 shtator -31 dhjetor 2015), në shumën  380.438 Lekë.

Paga mujore e bashkëshortes si Këshilltare pranë Kabinetit të Kryeministrit (rreth 110.000 leke në muaj), në shumën 1,320,000 Lekë

Të ardhurat e bashkëshortes nga konsulenca për Institutin AGENDA, në shumën 2900 USD.

Kredi 50,000 Euro e marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Detyrimi i shlyer është 3,805.62 Euro, ndërsa ka mbetur pa u shlyer 30,540.88 Euro

Kredi 40,000 Euro për arredim apartamenti, e marrë me 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5 . Detyrimi i shlyer është3,871.08 euro, ndërsa pa u shlyer janë 33,856.15 Euro.

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marrë me 22 gusht 2011 dhe mbaruar me datë 22 gusht 2016 . Janë shlyer 2962 Euro dhe 15.310 lekë, ndërsa pa u shlyer shuma 1707 Euro.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse, (shtuar me 204 Euro). Shuma 218 Euro.

Llogari rrjedhëse (pakësuar me 18 usd). Shuma 356 USD.

Llogari kursimi (shtuar me 145226 lekë, paga e bashkëshortes). Shuma 322791 Lekë.

Llogari rrjedhese (shtuar me 435826 lekë, paga e bashkëshortes). Shuma 441296 Lekë.

Llogari rrjedhëse, Shtuar me 40,000 pagesa e këstit të dytë nga shitja e shtëpise dt. 22 shtator 2015 (detyrimi i mbetur nga blerësi 90.000Euro). Shuma  40.000 Euro

Llogari rrjedhëse 339.4 euro.

Llogari page (shtuar me 170.000)  Karte Kartë krediti (pakësuar me 2,679 Euro). Shuma  291164 lekë.

Paga si zëvendës kryetari i Bashkise Tiranë, 1334634  lekë.

Të ardhura si anëtar në Bordin e Shoqërisë Aksionere Eko-Tirana, në shumën 253688.28 lekë.

Paga mujore e bashkëshortes si Këshilltare pranë Kabinetit të Kryeministrit (rreth 110.000 lekë në muaj). Shuma totale, 1,290,024 Lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si anëtare e bordit te Posta Shqiptare sh.a, në shumën 114,962 lekë.

Kredi 50,000 Euro e marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Shlyer shuma 3253 Euro, ndërsa pa u shlyer shuma 27746 Euro.

Kredi 40,000 Euro për arredim apartamenti, e marrë në 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5. Shlyer shuma 2382 Euro, ndërsa pa u shlyer shuma 31650 Euro.

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marrë me 22 gusht 2011 dhe mbaruar me date 22 gusht 2016.

(Veprim në vijim prej vitit 2015) Blerje prone Apartament Selitë. Tirane (Rezidenca Kodra e Diellit), me sipërfaqe 144.6 m2 plus 24.6 m2 verandë me kontratë shitje me rezerve (Nr.4270 Rep. Nr.I 152 Kol.) e nenshkruar me 23.12.2014, cila u be efektive me pagesen e këstit të parë prej 50.000 Euro dt. 28 tetor 2015, nga 70.019 Euro totali. Janë pa paguar 20.019 Euro./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE