web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Tregtonin produkte ushqimore në kushte skandaloze/ AKU ndëshkon 3 subjekte

16 Gusht 2019, 12:09, Sociale CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme për monitorimin e zbatimit të ligjit në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

· Subjekti ?Syrja Sinani? me aktivitet ?Pastiçeri?, Lushnjë, rezultonte se vijonte të operonte në treg i papajisur me licencën përkatëse, në kushtet ku pajisja me licencë i ishte refuzuar për shkak të mosplotësimit të kërkesave ligjore për disponimin e saj. Për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, trupa inspektuese vendosi masën administrative ?Gjobë? me vlerën 1,000,000 lekë, si dhe ?Ndërpreje e menjëhershme e aktivitetit?.

· Në subjektin ?Qemal Alem Kasneci? me aktivitet ?Minimarket ushqimor?, Tiranë, u evidentua se përpara derës hyrëse qëndronte një mjet i palëvizshëm, i cili shërbente për tregtimin e ujit të pijshëm. Pranë QKB, subjekti ka deklaruar aktivitetin si ?Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë?, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme, nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

a) ?Gjobë? me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
b) ?Gjobë? me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
c) ?Gjobë? me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit),
d) ?Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit? (tregtim i ujit të pijshëm).

· Subjekti ?IMT Albania? me aktivitet ?Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie?, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit HACCP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
a) ?Gjobë? me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
b) ?Gjobë? me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
c) ?Gjobë? me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
d) ?Gjobë? me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
e) ?Gjobë? me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
f) ?Bllokimi i produkteve? për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore?.





Lajmet e fundit nga