Krerët e narkoshtetit/ Berisha i nxjerr me foto
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot ekzekutimin e Havzi Nelës, i cili u vra nga diktatura për mendimet e tij të lira dhe për prirjen e tij perëndimore.
Basha shprehet se 31 vite më parë u vra zëri i lirë i poetit i cili u ngrit ?kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë.?
Postimi i plotë i Bashës
31 vjet më parë, diktatura gjakatare vari në qytetin e Kukësit poetin, mësuesin dhe intelektualin Havzi Nela. Vrasja barbare u krye nga diktatura komuniste në agun e triumfit të demokracisë në gjysmën komuniste të Europës, me një vendim politik, me një qëllim kriminal dhe të studiuar: të bënte shembull misionarin e mendimit të lirë, intelektualin e lirë, shqiptarin që donte të kthehej aty ku i takonte, në Perëndim.
Në vendimin politik të varjes së Havzi Nelës, në dokumentacionin e varjes, në mizorinë e ekzekutimit të aktit dhe në propagandën që shoqëroi këtë turp për të gjithë shoqërinë, lexohen pengesat që hasim akoma sot për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, që është në fakt rruga jonë drejt normalizimit. Aty mes rreshtave të këtij dokumenti makabër lexohen edhe detyrat që ende s?i kemi bërë, e rrjedhimisht edhe pengesat e pritshme që na dalin përpara.
Zëri i lirë i poetit u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë.
Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhëti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!
Përsëritja do e zhyste shoqërinë tonë në fatalitet, do na rreshtonte përfundimisht në ato bashkësi të destinuara të mos mësojnë nga historia e tyre e rrjedhimisht të gllabërohen nga spiralja e ndëshkimit dhe e zhbërjes.
Kam bindjen se një shoqëri vitale si e jona nuk ka për t?u ndalur vetëm në evokimin e turpit të 10 gushtit të 1988-s. Poeti Havzi Nela është therori që do na ndihmojë ta kapërcejmë pengesën që po hasim në tejkalimin e tranzicionit drejt një shoqërie demokratike europiane.
Flijimi barbar i poetit që i këndonte lirive të Perëndimit, na kujton se metastazat e klikës së avazeve dhe metodave të despotizmit gjakatar oriental që na sundonte në 1988-n, janë mes nesh e janë përhapur, duke shfrytëzuar brishtësinë e tranzicionit.
Beteja deri në fitoren e idealit të një shoqërie të lirisë dhe dinjitetit individual është beteja për të drejtën, është edhe pendesa dhe reflektimi i amanetit të Havzi Nelës. Librat e shenjtë na rrëfejnë se duhet të ndjekim të drejtën, pa reshtur, pa mëdyshje, pa u lodhur.
Në këtë vigjilje të së Kremtes së Sakrificës, s?ka akt më kuptimplotë sesa të nderojmë kujtimin dhe sakrificën sublime të Havzi Nelës, këtij apostulli të demokracisë shqiptare, dhe të zotohemi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm!/CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale...
Javën e fundit, Presidenti Ilir Meta është angazhuar me kthi...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Banorët e “Unazës së Re”, vijojnë të protestojnë, duke kërku...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për shqyrtim Kuvendit një ...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka r...
Në konferencën e sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dekl...
Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryebashkiakut ...
Si një kalama i përkëdhelur dhe grindavec, kryetari i Republ...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, sot në një dalje për ...
Komisioni i Venecias do të dërgojë një delegacion që do të v...
Pak ditë pas publikimit të dokumentarit “Narcotica”, nga tel...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka krit...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Noka ka reaguar pas ngrit...
Në një moment kur vendi ndodhet në krizë politike dhe instit...
Vijon puna për luftën kundër informalitetit. Në një status n...
Kryeminsitri Edi Rama duket se ka ndyshuar shumë nga ai që k...
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi i ftuar në studion ...
Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, u është përg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...